Efektet anësore të dietës ketogjenike dhe si t’i kalojmë sfidat – guida KETO me znj.K

Gripi ketogjenik dhe faza e adaptimit

Gripi keto zgjat dy ose tre ditë, dhe ndonjëherë dhe një javë. Nuk është një grip actual, apo një sëmundje, por mund të jetë i pakëndshëm. Gripi ketogjenik është një shenjë që trupi juaj po ndryshon marshet dhe po mëson të djegi dhjamin për të pasur energji, në vend të glukozës. Simptomat variojnë nga një person në tjetrin, por zakonisht përfshijnë debulesë, pagjumësi, dhimbje trupi dhe koke, shije metalike në gojë dhe përgjithësisht një ndjesi “pfff”.

Shumë nga simptomat janë të lidhura me humbjen e elektroliteve. Këshillohet që të hani ushqim të pasura me potasium. Një mënyrë e shpejtë është të pini një gotë ujë me gjysëm luge çaji me kripë që të ndiheni më mirë.

Dhimbjet e muskujve dhe kokës

Një tjetër simptomë e mungesës së elektroliteve janë dhimbjet e muskujve dhe e kokës. Rekomandohet të konsumoni suplemente me sodium dhe magnez.

Konstipacion ose Diarre

Ndryshime të mëdha në dietë dhe në sasinë e fibrave dhe yndyrnave mund të çojnë në kapsllëk ose diarre. Kjo është e përkohshme dhe kalon pasi stomaku mësohet me ushqimet. Për të ndihmuar procesin hani perime me pak karbohidrate dhe më fibra. Nëse keni probleme me daljen jashtë, sigurohuni të qëndroni të hidratuar.

Dehidratimi

Dieta ketogjenike ka një efekt diuretic, që do të thotë e trupi juaj merr më pak ujë se zakonisht. Kjo mund të çojë në dehidratim, që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

Pini ujë kur ndjeni etje dhe mbani një shishe pranë vetes. Uji me gaz është një alternativë shumë e mirë, nqs ju merr malli për diçka të gazuar.

Lodhje dhe ulje e performancës fizike

Kjo është një simptomë që shfaqet tek shumica e njerëzve në fillim të dietës ketogjenike. Ju mund të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Është e përkohshme dhe shumë shpejt do t’ju iki si ndjesi. Kini durim dhe jepini kohë trupit tuaj të adaptohet.

Erë e keqe e gojës

Kur hyni në ketozë për herë të parë mund të ndjeni shije metalike në gojë dhe të keni aromë të keqe. Kjo vjen si pasojë e prodhimit të ketoneve, të cilat dallohen tek era e gojës ose urina. Përtypni çamçakëz pa sheqer dhe lani shpesh dhëmbët që të ndiheni më mirë.

Problemet me gjumin

Disa njerëz kanë probleme me të fjeturit. Kjo përmirësohet me kalimin e kohës por ju mund ta përshpejtoni procesin duke pirë magnez para gjumit.

Posti i radhës do ju tregojë më shumë mbi përfitimet e dietës ketogjenike. Stay tuned! 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here