Fjalori Merriam-Webster shpall fjalën më të përdorur këtë vit

Me një përkufizim të zgjeruar për të pasqyruar kohërat, Merriam-Webster ka deklaruar një të vërtetë të gjithëpranishme si fjalën e vitit 2021: vaksina.
Në Merriam-Webster, kërkimet për “vaksina” u rritën me 601% gjatë vitit 2020, kur vaksina e parë në SHBA u administrua në Nju Jork në dhjetor pas zhvillimit të shpejtë dhe muajsh spekulimesh dhe diskutimesh mbi efikasitetin. Doza e parë në botë ndodhi në fillim të atij muaji në MB.
Zgjidhja premtuese mjekësore për pandeminë që përmbysi jetën tonë në 2020 u bë gjithashtu një argument politik dhe burim ndarje thuhet në faqen zyrtare të fjalorit më të madh. Por ky burim ndarje nuk ka ndodhur vetëm në SHBA, në fakt është një ndarje pikëpamjesh në mbarë botën. Njerëzit në panik e në mbledhjen ditore të informacioneve mjekësore anembanë, krijuan besimet e tyre të ndara në
pranimin ose jo të vaksinës ose dukurive shkencore të lidhura me pandeminë.
“Historia më e madhe shkencore e kohës sonë, shprehet Merriam-Webster – u bë shpejt debati më i madh në vendin tonë, dhe vala në qendër të të dy tregimeve është vaksina.”
Fjala “vaksinë” nuk lindi brenda një dite, ose për shkak të një pandemie të vetme. Përdorimi i parë i njohur shtrihet në 1882, por referencat shfaqen më herët në lidhje me lëngun nga pustula e lisë së lopës të përdorura në inokulime, është shprehur Peter Sokolowski, kryeredaktor i Merriam-Webster. Është huazuar nga latinishtja e re “vaccina”, e cila shkon prapa në latinishten femërore “vaccinus”, që do të
thotë “nga një lopë”. Latinishtja për lopë është “vacca”, një fjalë që mund të jetë e ngjashme me sanskritishten “vasa”, sipas Merriam-Webster.
Burimi: MerriamWebster
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here