Numri i lejeve të ndërtimit është në rritje

Shqipëria është sërish në rritje të industrisë së ndërtimit. Pas një periudhe krize, shohim sërish që ndërtimet dhe rindërtimet po lulëzojnë.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga INSTAT, gjatë tremujorit të tretë 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar rritje prej 68,7 %. Nga këto 300 leje janë dhënë kryesisht për ndërtime e rikontruksione të ndërtesave nga me 1 ose 2 kate banimi.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2021, është 564.266 m2, nga 397.947 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 41,8 %.

Në tremujorin e tretë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22,5 miliardë lekë, nga 19,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 15,2 %.

Vetëm në Tiranë janë dhënë gjithsej për 2021, 267 leje ndërtimi, duke e bërë kryeqytetin kantierin kryesor të Shqipërisë. Më pas vijojnë Durrësi dhe Lezha me përkatësisht 208 dhe 161 leje ndërtimi.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here