Gjashtë gjëra që do të doja t’i dija për paratë kur isha 20 vjeç

Nuk është kurrë shumë herët për të filluar investimet dhe të shijosh fuqinë e interesave të përbërë.

Ekspertët janë të ndarë rreth të ardhmes së tregjeve. Disa thonë se tregjet janë aq të larta sa duhet të shesësh gjithçka dhe të qëndrosh në para. Të tjerë thonë se duhet të prisni kohën tuaj dhe të blini sapo të ulen çmimet. Dhe pastaj është një grup i tretë që thotë se injoroni uljet dhe ngritjet dhe investoni rregullisht, pa marrë parasysh çfarë.

Unë jam në fund të të tridhjetave dhe madje edhe pas një dekade investimi, luftoj për të gjetur se çfarë të bëj. Por është edhe më e vështirë për të rinjtë që të hedhin hapat e tyre të parë në investime në këtë kohë të ndërlikuar. Nuk mund t’i tregoj askujt të ardhmen. Por mund t’ju them atë që do të doja ta kisha ditur në moshën 20-vjeçare.

1. Interesi i përbërë na bënë më të pasur nëse investojmë herët – shumë herët

Konsideroni dy investitorë, Ben dhe Lucy, të cilët janë në të njëjtën moshë, por fillojnë të investojnë në periudha të ndryshme.

Le të supozojmë se ata të dy fitojnë një normë nominale kthimi prej 10%, sipas një shembull të përdorur fillimisht në vitet 1950 nga shkrimtari i investimeve Richard Russell.

Lucy fillon të investojë 2,000 lekë në vit përmes llogarisë së saj personale të kursimeve, në moshën 19-vjeçare për shtatë vjet radhazi. Nga mosha 26 vjeçare ajo nuk investoi asgjë deri në moshën 65 vjeçare.

Në total ajo ka 14,000 lekë të investuara. Me një kthim mesatar vjetor prej 10 përqind, fitimi i saj neto do të jetë 930,641 lekë në 65 vjeç.

Beni, nga ana tjetër, fillon vonë. Ai investon 2000 lekë në vit nga mosha 26 vjeçare derisa të mbushë 65 vjeç, gjithsej 80,000 lekë. Fitimi i tij neto kur të jetë 65 vjeç do të jetë 893,704 lekë.

Megjithëse, Lucy bëri vetëm shtatë kontribute dhe ndaloi së investuari, ajo përfundon me një sasi të ardhursh neto më të madhe se të Benit, i cili bëri 40 kontribute.

Paratë e saj u shumëzuan 66 herë (930,641 lekë pjesëtuar me 14,000 lekë) krahasuar me 11 herët (893,704 lekë pjesëtuar me 80,000 lekë) që paratë e Benit u shumëfishuan.

Ky është një shembull befasues i interest të përbërë.

2.  Qindarkat kanë fuqi

Do të doja ta kisha kuptuar më herët se gjithçka fillon me qindarkën që ke në xhep. Kjo do të thotë, paratë rezervë në xhepin tuaj mund të investohen. Mund të filloni me shuma të vogla rreth 1,000 deri në 5,000 lekë në muaj.

Do të doja ta kisha kuptuar më herët që nëse do kuijdesesha për qindarkat, do kisha mundësi të kujdesesha akoma më shumë për paratë që fitoja. Duket e lëhtë, por mbetet një sfidë për shumë njerëz. Hulumtimet tregojnë se gati 50 për qind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kanë nevojë për ndihmë në menaxhimin e financave të tyre të përditshme.

3. Kosto reale e të shpenzuarit para

Në fillim të të 20-ave, shpenzova pjesën më të madhe të kursimeve të mia për një makinë që binte në sy. Ishte gabimi im më i madh financiar. Jo vetëm që më kushtoi duke tërhequr kompaninë e gabuar – me shpenzime të larta, por më frenoi për të ardhmen.

Do të doja të kisha kuptuar se çdo 1 lekë i shpenzuar për një aktiv të humbur më kushton shumë më tepër në të ardhurat e mundshme në të ardhmen.

Mundësia e humbur shpesh harrohet.

Megjithatë, sot e shoh fuqinë e marrjes së vendimit të duhur përmes syve të fëmijëve të mi, 7 dhe 9 vjeç, të cilët po mësojnë të investojnë përmes llogarive të tyre personale.

Edhe pse ata shpenzojnë edhe para xhepi, ne po gjejmë mënyra interesante për t’i ndihmuar ata të kuptojnë fuqinë e lejimit të parave të shumëfishohen me kalimin e kohës.

Për shembull, unë i përfshij ata të zgjedhin se në çfarë të investojnë, gjë që rrit kureshtjen e tyre për fitimet (ose humbjet) që rezultojnë.

Diçka rreth rritjes së parave të tyre në përgjithësi i inkurajon ata të lënë mënjanë një pjesë të parave të tyre për t’u rritur më shumë.

4. Rruga që zgjedh për investim ka shumë rëndësi

Duke u rritur në të 20-at, gjithçka që dëgjova njerëzit të flisnin ishte “tregtia”. Kështu që unë e provova dhe bëra para, por edhe humba shumë.

Do të doja të kisha kuptuar se mund të reduktoja rrezikun tim të investimit (dhe të përmirësoja performancën) duke zgjedhur një strategji investimi pasive për një afat të gjatë.

Tarifat e ulëta, së bashku me gjurmuesit e larmishëm, më kanë shërbyer mirë në dekadën e fundit.

Po në lidhje me bitcoin, mund të pyesni. Është e vërtetë që një qasje e ngadaltë dhe e qëndrueshme përfshin humbjen e disa basteve spekulative me pamje joshëse. Por, siç tregon shitja më e fundit e kriptove, suksesi nuk është i garantuar. Megjithatë, nëse këmbëngulni për kumar. . .

5. Falini vetes emocione

Nuk ka asgjë të keqe nëse investoni një pjesë të vogël të parave në diçka që ju fal emocione, si psh të investoni në kripto me miqtë tuaj.

Por është ndoshta më mirë të bëni investimin tuaj emocional në një kompani ku ju pëlqen ajo që bën ose ajo që përfaqëson – edhe kur bazat financiare nuk kanë domosdoshmërisht kuptim.

Në vitin 2017, bleva aksionet e Tesla-s sepse më pëlqeu drejtimi i industrisë së automjeteve elektrike dhe energjia e kompanisë dhe themeluesit të saj Elon Musk.

Megjithatë, i shita aksionet shumë herët pasi dëgjova njerëz të tjerë dhe harrova arsyen kryesore pse investova. Tesla ka bërë jashtëzakonisht mirë që kur unë shita aksionet. Nëse do të isha fokusuar në emocionet e mia thelbësore, do të isha ende një investitor sot me fitime të mëdha.

6. Çfarë funksion sot mund të mos funksionojë nesër

Ndërsa mbetem pozitiv për të ardhmen, gjithmonë e konsideroj një këndvështrim që nuk i plotëson pritshmëritë e mia. Strategjitë e investimit që funksionojnë sot mund të mos funksionojnë në 20 deri në 30 vjet sepse bota ndryshon.

Për shembull, performanca që kemi parë në aksionet gjatë 10 viteve të fundit mund të mos jetë e qëndrueshme. Inflacioni mund të mbetet i lartë dhe normat e interesit mund të rriten më shumë se ç’duhet. Ndoshta do të shfaqen klasa të reja të aseteve dhe po ashtu edhe teknologji të reja.

Pra, megjithëse ajo që na mëson historia për investimin nuk duhet të injorohet, është e rëndësishme të qëndroni mendjehapur, të vazhdoni të mësoni dhe të mbroni investimet tuaja me një portofol të larmishëm.

Burimi: Financial Times

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here