Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Gjermania do të investojë 100 miliardë Euro në një fond special për të modernizuar ushtrinë vendase dhe dotë rrisë shpenzimet ushtarake në më shumë se 2% të prodhimit të brendshëm bruto.
Fondi do të paguhet si shtesë në buxhetin e 2022 tha Scholz të dielën gjatë një fjalimi të parapërgatitur që u mbajt në dhomën e ulët të parlamentit në Berlin.
Burimi: Bloomberg