Gjykata e BE-së refuzon ankesën e Google kundër gjobës antitrust prej 2.42 miliardë eurosh

Gjykata e Përgjithshme e BE-së la në fuqi një gjobë prej 2.42 miliardë eurosh të vendosur nga Komisioni ndaj Google në 2017 për abuzim me dominimin e saj në treg duke favorizuar shërbimin e saj të blerjeve sipas krahasimit.

Komisioni e kishte çuar Google në Gjykatën e Drejtësisë për shfaqjen e shërbimit të vet në mënyrë të dukshme në ose afër majës së faqes së parë të rezultateve të kërkimit, pavarësisht se sa i mirë apo i rëndësishëm ishte, ndërsa shërbimet rivale u zbritën në faqen katër ose më të ulët, ku ato as që u panë.

Përgjigja e Gjykatës ndaj ankesës së Google ka dhënë një mesazh të qartë se sjellja e Google ishte e paligjshme dhe ofron qartësinë e nevojshme ligjore për tregun. Blerja krahasuese shihet si ofrimi i një shërbimi të rëndësishëm për konsumatorët, veçanërisht në këtë kohë, kur tregtia elektronike është bërë gjithnjë e më e rëndësishme për shitësit me pakicë dhe konsumatorët. Duke qenë se shërbimet dixhitale janë bërë të gjithanshme në shoqërinë tonë në ditët e sotme, Komisioni thotë se konsumatorët duhet të jenë në gjendje të mbështeten tek ato në mënyrë që të bëjnë zgjedhje të informuara dhe të paanshme.

Ekzekutivi i BE-së shton se do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të adresuar rolin e platformave të mëdha dixhitale nga të cilat bizneset dhe përdoruesit varen, respektivisht, për të hyrë në përdoruesit përfundimtarë dhe për të aksesuar shërbimet dixhitale. Zbatimi i antitrustit shkon paralelisht me veprimin legjislativ të BE-së për të adresuar çështje specifike që shkojnë përtej ligjit të konkurrencës.

Në këtë drejtim, propozimi i Komisionit për një Rregullore mbi Aktin e Tregjeve Dixhitale për të garantuar drejtësinë dhe kontestueshmërinë diskutohet aktualisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

BE ka qënë gjithmonë më e prerë në lidhje me penalitetet ndaj çështjeve të monopolizimit të tregut. Ndërkohë që SHBA-së i duhet më shumë kohë të hetojë kompanitë, të mbledhë komisionet e larta për të marrë vendime më të ashpra. Kjo ndodh përveç politikave ekonomike të shtetit dhe interesave të mbrojtura nga lojtarë të mëdhenj, por edhe si kulturë e pergjithshme e të bërit biznes në Amerikë. Tregu është i lirë dhe i drejtuar nga fitimi, kompanitë kanë mundësi të rriten nëpërmjet mjeteve të tyre konkurruese, siç është prona intelektuale, kapitalet e mëdha të investura, por dhe një treg konsumator më i fuqishëm. Ndaj kompanitë e mëdha kur arrijën një pikë të rritjes së tyre “duket” sikur janë të pathyeshme.

Burimi: Gjykata e Përgjithshme e BE

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here