Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ditë më parë prezencën e gripit të shpendëve në Shqipëri.
Gripi i shpendëve u evidentua si një sëmundje e çuditëshme që kishte vrarë katër persona në Hong Kong, Kinë. Në atë kohë, 1.2 milionë pula u therën. (Lexo më shumë në link: Gripi i shpendëve në Hong Kong).
Në nëntor të vitti 2021, Mendimi.al, raportoi shqetësimin në Azi dhe Evropë për përhapjen e gripit të shpendëve, ndërkohë që vëmendja ishte e përqendruar tek Covid-19. (Lexo më shumë në link: Gripi i shpendëve me përhapje të shpejtë vë në lëvizje Evropën dhe Azinë).
Një artikull tjetër i muajit dhjetor 2021 hipotetizon se gripi i shpendëve mund të jetë pandemia vdekjeprurëse e vitit 2022. (Lexo më shumë: Shpërthimi masiv i ri i gripit të shpendëve mund të jetë pandemia vdekjeprurëse e vitit 2022)
Alarmi në Evropë është vënë që në dhjetor 2021. Në Shqipëri çështja u bë e dukshme 3 muaj më pas. E qëllimtë apo thjesht efekt i vonuar?