Në kuadër të programit CROCO4U, i financuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim frymëzimin dhe edukimin e të rinjve për të ndërmarrë sfidat sipërmarrëse, u organizua Ideathon Tirana, më datat 13 dhe 14 qershor.
Ideathon Tirana u konceptua nga Changemakers Albania dhe MeOut Group, si një sfidë ku 20 të rinj të ndarë në grupe konkuruan me idenë e tyre të biznesit. Këto ide u prezantuan përpara jurisë.
Dita e parë shërbeu që të rinjtë të njiheshin me njëri – tjetrin, të formonin grupet e punës dhe të merrnin mentorim.
Ideathon Tirana shërbeu për të rinjtë si një platformë ku ata mësuan të jenë mendjehapur ndaj ideve të ndryshme, si të bashkëpunojnë si ekip, të hartojnë dhe prezantojnë idenë e tyre. Ata gjithashtu mësuan rëndësinë e mentorimit dhe si të fitojnë mundësitë potenciale për investim.
Mbas prezantimit të ideve, 10 të rinj fituan mundësinë për të marrë pjesë në një Ideathon ndërkombëtar që do të zhvillohet në Sarajevë.
Changemakers Albania fton të gjithë të interesuarit të vizitojnë vazhdimisht faqen e internetit changemakers.al për të mësuar mbi projekte të tjera të ngjashme.