Islanda po dëshmon se javët më të shkurtra të punës mund të çojnë në përfitime ekonomike dhe sociale. Midis 2020 dhe 2022, më shumë se gjysma e fuqisë punëtore të Islandës miratoi orar të reduktuar të punës, duke përfshirë një javë pune katër-ditore, pa shkurtime pagash.
Sipas hulumtimit nga Instituti i Autonomisë dhe Shoqata e Islandës për Qëndrueshmëri dhe Demokraci (Alda), produktiviteti u ruajt ose u përmirësua, ndërsa mirëqenia e punëtorëve u rrit ndjeshëm, duke çuar në ulje të stresit dhe ekuilibër më të mirë punë-jetë.
Këto rezultate pasuan prova të suksesshme nga 2015-2019 që përfshinin mbi 2,500 punonjës të sektorit publik. Gjetjet pozitive inkurajuan sindikatat të sigurojnë orë më të shkurtra pune për dhjetëra mijëra në të gjithë vendin.
Ndikimi në ekonomi ka qenë i jashtëzakonshëm: në vitin 2023, PBB-ja (prodhimi i brendshëm bruto) e Islandës u rrit me 5%, duke tejkaluar pjesën më të madhe të Evropës dhe papunësia qëndroi në një nivel të ulët prej 3.4%.
Ndërsa FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) parashikon rritje më të ngadaltë për Islandën në vitet e ardhshme për shkak të zhvendosjeve në kërkesën e brendshme dhe turizmit, rezultatet e vendit kanë treguar se një javë më e shkurtër pune e zbatuar mirë mund të mbështesë rritjen ekonomike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës – një shembull që mund të frymëzojnë iniciativa të ngjashme në mbarë botën.