Me shprehjen “asnjëherë mos ha përpara se të shtrihesh për të fjetur” bien dakord shumë ekspertë. Nutricionistët rekomandojnë të mos konsumohet ushqim të paktën dy orë përpara gjumit. Kur flemë, gjithçka në trupin tonë e ngadalëson ritmin e punës, përfshi këtu edhe tretjen. Duhet të sigurohemi që ushqimi është tretur përpara se të flemë dhe ato vlera ushqyese trupi t’i përdorë për të marrë veten gjatë gjumit. Ky mekanizëm është edhe më i rëndësishëm për ata që kanë probleme gastrointestinale duke qenë se rënia në shtrat me stomakun plot përkeqëson zemrën dhe refluksin acid.
Të ngrënit menjëherë përpara gjumit ndikon cilësinë e gjumit dhe peshën, gjithashtu. Njerëzit të cilët ushqehen afër orës së gjumit janë të predispozuar të shtojnë në peshë krahasuar me njerëzit të cilët i marrin kaloritë më herët gjatë ditës.
Megjithatë ka nutricionistë të cilët mendojnë se ngrënia në mënyrë të ekuilibruar përpara gjumit mund ta nxisë gjumin, por kjo varet shumë nga çfarë konsumohet në këtë moment. Të biesh për të fjetur i uritur, nuk është diçka që ta përmirëson cilësinë e gjumit.
Disa nga ushqimet që rekomandohen të konsumohen përpara gjumit pa e dëmtuar gjumin, janë:
– Bajamet dhe arrat
– Drithërat
– Kërpudhat
– Vezët
– Salmoni
– Fasulet, thjerrëzat, bathët
– Perimet
– Karrotat