Ja cilat vende kanë më shumë ditë pushimi të paguara, mes tyre edhe Shqipëria

Pavarësisht nëse është festë kombëtare, fetare, ose thjesht ditë pushimi me pagesë, çdo vend ka rregulla të ndryshme, që vendosin pragun bazë të pushimit me pagesë për punonjësit.

Resume.io analizoi ligjet për pushimet me pagesë dhe festat publike me pagesë, në çdo vend të botës dhe krijoi një paraqitje grafike, për të parë sasinë minimale të ditëve të pushimeve që punonjësit kanë të drejtë, të paktën në letër.

Të dhënat në studim përqendrohen në dy lloje pushimesh me pagesë: festat publike dhe ditët e pushimeve me pagesë. Kombinoni ato së bashku dhe keni shumën totale të pushimit të paguar.

Shqipëria renditet ndër vendet mesatare së bashku me Danimarkën, Qipron, Egjiptin, Mauritius, Afrikën e Jugut dhe disa vende në Afrikë, me gjithsej 34 ditë pushimi. Këtu përfshihen festat zyrtare dhe ditët e pushimit të paguara që marrin punonjësit nga kompania.

Rekordin e mbajnë Islanda (16) dhe Lituania e Letonia me nga 15. Në rajon, Kosova dhe Serbia kanë nga 11 ditë festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8. Në Europë më pak festat zyrtare ka Greqia me vetëm 6 ditë në vit.

Irani ofron numrin më të madh të festave publike me pagesë në botë me një total prej 27 ditësh në vit duke përfshirë Ditën e Republikës Islamike. Pasohet nga Bangladeshi (24), Azerbajxhani (21) dhe Kamboxhia (21).

Në ekstremin tjetër, Libia nuk ka pushime publike me pagesë, ndërsa Libani ka vetëm dy festa publike me pagesë në vit.

India ka vetëm tre festa kombëtare të paguara: Ditën e Republikës, Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e Mahatma Gandhit.

Megjithatë, India është gjithashtu një shembull i mirë i vendeve, që ofrojnë gjithashtu pushime në nivel shtetëror. Çdo rajon i vendit, ka autoritetin të shtojë në listën e tij të festave me pagesë, në varësi të të festave fetare, kulturore dhe historike.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here