KE kërkon me urgjencë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi të martën konkluzionet për Procesin e Zgjerimit dhe Stabilizim Asociimit, në të cilat u rikonfirmua përkushtimi për zgjerim, por u shprehën shqetësime edhe për shumë probleme të pazgjidhura në kriteret themelore për anëtarësim në BE.

Këshilli deklaroi se mezi pret mbajtjen sa më të shpejtë të konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, pas miratimit të kornizave negociuese nga Këshilli.

Për të rigjallëruar dhe përmirësuar më tej dialogun politik me rajonin, Këshilli përshëndeti mbajtjen e samiteve BE-Ballkani Perëndimor si ngjarje të rregullta. Këshilli theksoi nevojën urgjente që partnerët të fokusohen në reformat themelore për të adresuar një sërë mangësish strukturore të vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore, forcimit të institucioneve demokratike dhe reformës së administratës publike, si dhe në kriteret ekonomike.

Gjithashtu u vlerësua se funksionimi i duhur dhe pavarësia e institucioneve demokratike – një element thelbësor i demokracive që funksionojnë mirë dhe një kusht kyç për anëtarësimin në BE – mbeti një sfidë urgjente.

Këshilli vuri në dukje me shqetësim shumë raste kur funksionimi i duhur i sistemeve dhe institucioneve demokratike pengohet ose minohet.

Burimi: EWB

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here