Kosova me masa të reja anti-Covid

Masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi të hënën në Kosovë në përpjekje për të shmangur valën e katërt që po rrënon aktualisht Evropën.

Masat detyrojnë të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të paraqesin dëshmi të vaksinimit të plotë, teste negative ose dëshmi se është shëruar nga virusi.

Gjithashtu, duke filluar nga 3 janari masat do të rriten. Kushdo që hyn në Kosovë pas kësaj date duhet të sigurojë një çertifikatë të plotë vaksinimi, ose dëshmi të një doze vaksine plus një test negativ PCR, ose një dozë të vaksinës plus dëshmi të shërimit nga virusi.

Për të gjithë fëmijët nën 12 vjeç dhe ata me përjashtime mjekësore janë të përjashtuar nga kërkesat. Dëshmia e plotë e vaksinimit do të kërkohet gjithashtu për të gjithë ata që përdorin transportin publik dhe mbajtja e maskave në publik mbetet e detyrueshme.

Rreziku i përhapjes së variantit të ri Omicron ka çuar në intesifikimin e këtyre masave në mbarë Europën, dhe jo vetëm.

Sipas masave të reja, shtetrrethimi do të qëndrojë në fuqi nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit, përveç rasteve emergjente. Mbajtja e maskës gjatë udhëtimit është e detyrueshme, me përjashtim të rasteve kur njerëzit qarkullojnë vetëm, ose kur familjarët e ngushtë janë të pranishëm në automjet, si dhe gjatë vrapimit, biçikletës dhe ushtrimeve.

Gjithashtu është e ndaluar hyrja në ambiente të mbyllura pa maskë. Megjithatë, procesi i mësimdhënies në arsimin parauniversitar në të gjitha nivelet vazhdon fizikisht, si zakonisht. Mbledhjet dhe eventet kulturore lejohen në natyrë me deri në 70 persona, me kusht që njerëzit të mund të respektojnë distancimin social 1 metër.

Ndalohet hapja e klubeve të natës dhe ndalohen festivalet, koncertet, pelegrinazhet, dasmat, ekskursionet, tubimet familjare dhe të tjera.

Kafenetë dhe restorantet lejohen të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 23, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Aktivitetet kulturore, bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, koncertet filarmonike, opera, baleti, orkestra, ansamblet, qendrat kulturore lejohen të punojnë duke përdorur vetëm 50% të kapacitetit të tyre. Deri më sot, mbi 761.500 qytetarë janë vaksinuar plotësisht në vend me një popullsi prej 2 milionë banorësh.

Burimi: Business New Europe

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here