Masat e reja anti-Covid që vendos Shqipëria në prag të alarmit të variantit të ri

Me valën e re të përhapjes së virusit Covid, si dhe paniku për infektimet nga varianti i ri ka çuar që dhe Shqipëria të marrë masa të tjera kundër Covid.

Duke filluar nga data 3 dhjetor dhe për tre javët e ardhshme, udhëtarët që kanë qenë në vendet si Afrika e Jugut, Kenia, Angola, Zambia, Botsvana dhe Senegali nuk do të mund të vizitojnë Shqipërinë, me përjashtim të qytetarëve dhe banorëve shqiptarë. Nënshtetasit shqiptarë do të duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë pas hyrjes në Shqipëri.

Komiteti i Ekspertëve e bëri njoftimin të enjten, pavarësisht se sipas raporteve të fundit, varianti Omicron ishte tashmë i pranishëm në Evropë dhe madje ka qënë ekzistent në 28 Nëntor në shtetin fqinj Itali, përpara se të zbulohej nga shkencëtarët afrikano-jugor. Autoritetet njoftuan gjithashtu se të gjithë nëpunësit publikë, si dhe punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare, duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor.

Duke filluar nga 4 janari, atyre do t’u kërkohet të tregojnë një çertifikatë vaksinimi për të vazhduar punën e tyre. Më herët sot, Ministria e Shëndetësisë autorizoi vaksinat përforcuese për të gjithë të rriturit që morën dozën e dytë të paktën gjashtë muaj më parë.

Sipas burimeve shtetërore dhe raporteve të tyre më shifrat që disponojnë, Shqipëria deri tani ka arritur të shmangë një valë të katërt. Por Shqipëria ka gjithashtu një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropë me vetëm 34% të vaksinuar plotësisht dhe 37% me një dozë.

Përsa i përket masave brenda në Shqipëri me respektimin e distancës dhe vendet publike, masat nuk kanë ndryshuar.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here