Një komandant i lartë nga Hamasi pretendon se mijëra raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael.
Rreth 545 persona janë plagosur në sulmet, me të paktën 22 izraelitë të vdekur, sipas zyrtarëve izraelitë.
Ne jemi në luftë”, tha kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, pas një sulmi të papritur palestinez ku qindra raketa goditën Izraelin nga Gaza.
“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë – jo në një operacion, – në luftë!”, u shpreh Netanyahu në një video konferencë.
Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas duket se kanë depërtuar në Izraelin jugor.
Ushtria izraelite thotë se ka filluar të godasë objektivat në Rripin e Gazës në përgjigje të “breshërisë së raketave”.
“Hamasi ka bërë një gabim të pafalshëm, duke i shpallur luftë shtetit të Izraelit”, – u shpreh ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant.
*Lajmi po përditësohet.