Kurthi mbytës.

Shqipëria duket të jetë në një nga kurthet më të ngushta që ka qenë ndonjëherë 30 vitet e fundit. Zgjedhjet e 25 qershorit të bazuara në moton “nuk duam tepsi, duam timon me një parti” dëshmuan sa poshtë ka rënë oferta politike. Pas zgjedhjeve pa ofertë politike, tronditja e dytë erdhi para pak ditësh, kur nga Porti i Durrësit doli njoftimi për kontenierin që mbante mbi 600 kg kokainë nga Kolumbia të bashkuara me ngarkesën e bananeve.

Revista Monitor, publikoi rritjen e importeve  të bananeve nga Kolumbia me 10-fish brenda 1 viti, fakt që hedh dyshime se skema e kombinimit të trafikut të kokainës dhe sasive të larta të drogërave të rënda me produkte komerciale të ligjshme, ka qenë prezente në mënyrë frekuente.

Ende nuk kemi të identifikuar publikisht pritësit e kësaj sasie të madhe kokaine e cila llogaritet të gjenerojë rreth 180 milionë euro kapital. Kaq kapital mund të blejë influencë, zgjedhje, nivele të administratës dhe nivele të larta të politikës. Interesa kaq të mëdha ekonomike arrijnë të tejkalojnë ҫdo përҫapje sociale apo iniciativë politike pro-qytetarëve.

Kapitali i gjeneruar nga krimi, rikthehet në ekonomi në formën e ndërtimeve të cilat deformojnë tregun e pasurive të paluajtshme, në kurriz të interesave të qytetarëve. Kaq kapital mund të marrë peng partitë politike dhe mund të manipulojë këdo.

Ndërsa qytetarë kurajozë angazhohen duke reaguar kundër këtij kurthi mbytës, është normale  të pyesësh veten: A mund të diskutohet për interesa qytetare në nivele të tilla të aktivitetit kriminal? /mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here