Vetëm 60 vjet më parë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin në kulmin e një Lufte të Ftohtë që pothuajse rezultoi në luftë bërthamore. Sot, thonë ekspertët, SHBA-ja dhe armiku i saj i vjetër, tani Rusia, po shkojnë drejt një tjetër lufte të ftohtë. Por nuk do të jetë njësoj.
“Unë mendoj se Lufta e Dytë e Ftohtë tashmë ka filluar,” tha Jason Schenker, president i Prestige Economics.
Angela Stent, këshilltare e lartë për Qendrën për Studime Euroaziatike, Ruse dhe të Evropës Lindore të Universitetit Georgetown, tha: “Unë mendoj se ne jemi duke shkuar përfundimisht në një version të shekullit të 21-të të Luftës së Ftohtë, por do të jetë ndryshe nga Lufta e Ftohtë që ekzistonte në vitet 1949 dhe 1989”.
Sanksionet e paprecedentë ekonomike të vendosura kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë, lë të kuptohet se Lufta e Ftohtë e ardhshme do të luftohet kryesisht në frontin ekonomik.
“Është e vështirë të imagjinohet që të shpërthejë një luftë me armë zjarri mes Rusisë dhe SHBA-së”, tha Alan Gin, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin e San Diegos. “Unë mendoj se këto sanksione do të vazhdojnë dhe më pas Rusia do të kërkojë partnerë të tjerë botërorë, ndoshta si Kina dhe ndoshta disa nga vendet e OPEC-ut, dhe mendoj se shumë nga betejat do të jenë në frontin ekonomik”.
Kriza në Ukrainë tashmë ka paraqitur një sfidë të re për një treg që është duke u rikuperuar nga pasiguritë e pandemisë.
“Tregu nuk e pëlqen pasigurinë dhe kjo shkakton shumë pasiguri në aspektin e ekonomisë botërore,” tha Gin.
Në terma afatgjatë, shëndeti i tregut varet nga ajo se ku do të çojë më pas kriza në Ukrainë.
“Nëse do të shihnim rënien e Kievit ose rënien e Ukrainës, atëherë do të shihnim që tregjet e aksioneve të merrnin goditje shumë të mëdha,” tha Schenker. “Nëse do të vendoseshin bërthamat taktike, ana negative është e pamatshme”.
Burimi: CNBC