Lufta Rusi – Ukrainë: Dështojnë bisedimet për armëpushim, por me kërkesa më të qarta

Ukraina dhe Rusia dështuan në arritjen e një armëpushimi në bisedimet që përfunduan në Stamboll të martën. Moska tha se do të reduktojë operacionet ushtarake në zonat ku forcat e saj po zmbrapsen, ndërsa Kievi bëri thirrje për garantimin e sigurisë nga anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Një negociator ukrainas tha se vendi i tij po kërkon garanci për territorin, që nuk përfshin zonat e kontrolluara nga Rusia, dhe se Kievi është i gatshëm për të diskutuar statusin e Krimesë së pushtuar.
Rusia tha se po diskutohet për një takim të mundshëm mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Delegacioni rus u largua nga Stambolli dhe nuk u caktua asnjë datë apo orë për ndonjë bisedë të mundshme në të ardhmen, sipas një personi të afërt me delegacionin e Moskës.
Vendet evropiane dëbuan më shumë diplomatë rusë nga kryeqytetet e tyre, edhe pse aksionet u rritën dhe çmimi i naftës u ul, si pasojë e optimizmit për përparime në negociata.
Burimi: Bloomberg
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here