Mentor Kikia shkruan: Jo parave të oligarkëve në arkat e partive politike.
Unë e mbështes plotësisht idenë e Partisë Demokratike për financimin e fushatave elektorale nga shteti dhe ndalimin me ligj të financimeve private.
Sepse:
1- Kjo do të ulë koston e fushatave, të cilët në vendin më të varfër të Europës zhvillohen mes një luksi skadaloz.
2- Do të ndalojë(minimizojë) futjen e parave të sipërmarrësve në mënyrë informale, të cilët janë edhe burimi kryesor i korrupsionit.
3- Do të reduktojë futjet e biznesmenëve dhe njerëzve të inkriminuar në parlament, vetëm për faktin se kanë para dhe mund të vetëfinancojnë(edhe duke blerë votat) fushatat e tyre.
Sipërmarrësit që financojnë partinë që vjen në pushtet, marrin mbrapsht paratë e investuara, shumëfish. Kjo ka sjellë edhe faktin se tenderat i fitojnë të gjithë 5-6 kompani. Kjo praktikë krijoi edhe oligarkinë, duke prodhuar mekanizmin PPP(Para-Pushtet-Para ose Pushtet-Para-Pushtet).
Ky është mendimi që gazetari i njohur Mentor Kikia ka dhënë sot në profilin e tij në Facebook.