Ministria e Arsimit njofton rifillimin e mësimit me orë të plota

Prej dy ditësh disa prindër janë organizuar me një peticion ku kërkojnë mësimin me orë të plota në shkollat në vend. (Lexo: Tiranë – Prindërit peticion kundër mësimit me orë të shkurtuara).

Sot në mbrëmje ministrja e Arsimit, zj. Evis Kushi, doli në një komunikim publik për të njoftuar rifillimin e mësimit me orë të plota duke nisur nga dita e hënë. Ministrja Kushi nuk e përmendi peticionin e prindërve. Ajo theksoi zbatimin e protokolleve anti-Covid me rigorozitet si rrugën për të mos iu kthyer përsëri situatës me turne.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here