Në cilën media i gjen opozitarët?

Programet televizive më të ndjekura, u pushtuan këtë fundvit nga figura të politikës, ku për shpeshtësinë e daljes në pothuajse cdo program, spikati Erion Veliaj.

Erion Veliaj po përpiqet shumë që përmes daljeve mediatike të shtojë peshën e tij politike. Grupimi rreth tij e konsideron vetë Veliajn si një parti më vete. Buxheti prej 120 milion dollarësh i Bashkisë së Tiranës dhe lejet e ndërtimit të disafishuara, e ndihmojnë Veliajn në aleancën me mediat dhe bizneset, duke mos lënë vend për zëra kundër, as në opozitë e as brenda Partisë Socialiste.

Se si media u bë njësh me Ramën dhe Veliajn për t’i hyrë shqiparëve në cdo shtëpi, dëshmoi edhe njëherë  aleancën e fortë mes pushtetit dhe politikës. Kjo tablo është e zymtë për opozitën, figurat e së cilës mbahen larg medias duke u treguar shqiptarëve se opozita është inegzistente, është e dobët, etj.

Por nëse hyjmë në botën online dhe klikojmë emra të këshilltarëve bashkiakë, anëtarëve të PD-së, aktivistëve dhe opozitarëve pa angazhim partiak, shohim që gjuha e tyre është e ashpër dhe e denjë për një opozitë që meriton të quhet cilësore. Problemi është se kjo opozitë e mirë nuk ka audiencë të mjaftueshme. Ajo është e limituar të jetë vetëm për pak njerëz që janë online.

Televizionet kanë zbukuruar spektaklet, por ata i kanë ikur anëve të medaljes.  Televizionet tregojnë sot njërën anë të jetës në Shqipëri. Anën e kundërt e gjeni në Facebook. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here