Për herë të parë, shkollat publike në Nju Jork do ofrojnë mësimin e gjuhës shqipe

Për herë të parë në historinë e qytetit të Nju Jorkut, gjuha shqipe do të mësohet zyrtarisht në një shkollë publike si pjesë e një programi të plotë dygjuhësh. Duke filluar nga shtatori 2025, shkolla PS 108 Philip J. Abinanti në Bronx do të nisë një kurrikulë dygjuhëshe në shqip dhe anglisht për nxënësit e sistemit parashkollor.

Ky hap historik përfaqëson një arritje të madhe për komunitetin shqiptaro-amerikan, duke u ofruar fëmijëve mundësinë të rriten duke folur rrjedhshëm si gjuhën e trashëgimisë së tyre, ashtu edhe anglishten.

Regjistrimet për vitin shkollor 2025–2026 janë të hapura, duke filluar me klasën e parashkollorit. Programi do të zgjerohet çdo vit për të përfshirë edhe klasat më të larta.

Jam jashtëzakonisht e lumtur që ndaj këtë lajm të jashtëzakonshëm. Është një fitore për gjithë komunitetin shqiptar në Nju Jork,” tha Drita Gjongecaj, një nga iniciatoret kryesore të projektit. Mësimet do të zhvillohen pesë ditë në javë në të dyja gjuhët, të udhëhequra nga mësues të certifikuar të Departamentit të Arsimit të Nju Jorkut.

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të NYC, Mark Gjonaj, një përkrahës i fortë i programit, u bëri thirrje të gjithë prindërve shqiptarë lokalë të mos e humbasin këtë mundësi të rrallë:
“Ruajtja e gjuhës sonë është mënyra më e mirë për të mbrojtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore.”

Adresa e Shkollës:
PS 108 Philip J. Abinanti
1166 Neill Ave, Bronx, NY 10461

Afati i Regjistrimit: Maj 2025
Kontakti për Regjistrim: 718-863-9829

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here