Përmbledhje/ Çfarë na ka bërë më së shumti përshtypje në Paris 2024

Paris 2024 ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Që nga hapja e saj kontroverse deri te talentet e spikatura, më poshtë do të gjeni disa nga momentet më pikante të këtyre lojërave olimpike.

 

1. Atleti italian humb unazën e martesës 

Atleti olimpik italian Gianmarco Tamberi i kërkoi falje të përzemërt gruas së tij pasi humbi unazën e martesës gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Unaza ra në lumin Sena teksa mbante flamurin e Italisë dhe ai me humor në një postim në rrjetet sociale sugjeroi se mund të ishte një shenjë poetike për dashurinë e tyre. Pavarësisht humbjes, Tamberi mbetet me shpresë se kjo do t’i sjellë fat të mirë për ndeshjet.

2. Qitësja koreane “çmend” internetin

Qitësja e mprehtë koreano-jugore Kim Ye-ji është bërë një sensacion viral gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, jo vetëm për fitimin e një medalje argjendi në garën e femrave me pistoletë ajrore 10 metra, por edhe për stilin e saj goditës dhe sjelljen e sigurt.

Syzet e saj futuristike, të frymëzuara nga steampunk dhe qëndrimi i qetë, i kompozuar kanë bërë krahasime me James Bond dhe personazhin manga Satoru Gojo.

3. Qitësi turk fiton medaljen e argjendtë pa veshur pajisjet përkatëse

Yusuf Dikec, një qitës me pistoletë 51-vjeçar turk, u bë viral gjatë Lojërave Olimpike 2024 për sjelljen e tij të qetë. Duke konkurruar me një bluzë të thjeshtë, me njërën dorë në xhep, i pajisur me syzet e tij normale dhe me një pamje minimaliste, Dikec u krahasua me një vrasës me pagesë.

Pavarësisht famës së tij të papritur në internet, Dikec e ka përqafuar atë, duke ndarë meme rreth stilit të tij në rrjetet sociale dhe tashmë po pret me padurim Lojërat Olimpike 2028, ku shpreson të fitojë medaljen e artë.

4. Shpatarja egjiptiane 7-muajshe shtatzanë fiton raundin e 16-ve

Nada Hafez bëri bujë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 duke zbuluar se ishte shtatzënë në muajin e shtatë gjatë garës. Pasi mposhti Elizabeth Tartakovsky të SHBA-së në raundin e parë të garës individuale të saberit për femra, ajo u eliminua nga Jeon Hayoung nga Koreja e Jugut.

Pas ndeshjeve të saj, 26-vjeçarja ndau lajmin në Instagram, duke u shprehur krenare për performancën e saj. “Tri herë fituese olimpike, por kësaj radhe duke mbajtur me një olimpist të vogël brenda meje.”

5. Boksierja algjeriane “ndez” rrjetin për shkak të forcës së saj “mashkullore”

Boksierja algjeriane Imane Khelif ka ndezur polemika në Lojërat Olimpike Paris 2024 pasi kundërshtarja e saj italiane, Angela Carini, e humbi ndeshjen e tyre pas 46 sekondash. Khelif, e lindur femër, u përjashtua nga nga kampionati botëror 2023 për shkak të niveleve të larta të testosteronit, duke ngritur pyetje në lidhje me përshtatshmërinë gjinore.

Khelif nuk ka komentuar ende mbi polemikat rreth pranimit të saj në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, por spekulimet janë ngritur se ajo mund të ketë një Çrregullim të Zhvillimit Seksual (DSD). DSD-të prekin deri në 1% të popullsisë, ku individët mund të kenë një pamje femërore, por kromozome mashkullore. Këto kushte mund të çojnë në nivele më të larta të testosteronit, duke rritur potencialisht performancën atletike. Megjithatë, endokrinologët si Kartik Balachandran kanë sqaruar se të kesh një DSD nuk i jep domosdoshmërisht një atleti një avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve, pasi Khelif është mundur nga 9 konkurrente të tjera më përpara.

6. “Gjyshja” e ping pong-ut

Zeng Zhiying, e njohur me dashuri si “Gjyshja e pingpongut“, bëri debutimin e saj olimpik për Kilin në moshën 58-vjeçare gjatë Lojërave Olimpike Paris 2024. Gati katër dekada pasi humbi mundësinë për të përfaqësuar Kinën në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit të vitit 1984, Zeng më në fund arriti ëndrrën e saj për të konkurruar në skenën olimpike.

Pavarësisht humbjes së saj në raundin paraprak ndaj 46-vjeçares Mariana Sahakian nga Libani, Zeng shprehu kënaqësinë e madhe për udhëtimin e saj, e mbështetur nga familja dhe miqtë e saj. Historia frymëzuese e Zeng është një dëshmi e natyrës së qëndrueshme të ëndrrave dhe fuqisë së këmbënguljes, pasi ajo vazhdon të luajë sportin që do edhe pas paraqitjes së saj historike olimpike.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here