Pesë shenja të një personi me inteligjencë të lartë.

Matja e kapacitetit mendor të dikujt është një dhuratë e çmuar në jetë. Ka shumë arsye se përse kjo ka rëndësi. Për shembull, nëse po merrni këshilla, po intervistoni ose po komunikoni, ajo ju ndihmon të dini se me kë po punoni.

Detajet që do të përshkruajmë më poshtë duhet të gjenden në mënyrë të vazhdueshme tek personat, jo thjesht rastësore.

  • Ata praktikojnë përulësi intelektuale. Ja një hile e vogël: bëj një pyetje të cilës kandidati që po intervistoni nuk di t’i përgjigjet. Vëzhgoni se si do të sillet. Është shenjë shumë e mirë nëse e pranon thjeshtësisht që nuk e di se sa të shtiret sikur e di. Ky pranim është shenjë e përulësisë intelektuale e cila lidhet me vendimarrje më të mirë. Njerëzit me përulësi inetelktuale i sfidojnë konkluzionet e tyre të bazuara në fakte dhe informacion nga të tjerët. Si një shembull të thjeshtë, ju mund të dëgjoni që këta njerëz thonë “Nga çfarë unë kam parë, kjo mund të jetë e vërtetë”, se sa “Eshtë absolutisht e vërtetë”. Ata i kornizojnë vëzhgimet e tyre si një kritikë e hapur. Ata vlerësojnë të vërtetën mbi egon.
  • Shenja të dukshme janë shpesh të dhëna të vlefshme për inteligjencën. Për shembull, njerëz të cilët refuzojnë distancimin social tentojnë të jenë më pak inteligjent. Njerëzit që lexojnë gjatë kohës së lirë tentojnë të jenë më të zgjuar se ata që nuk lexojnë. Të jesh i aftë ti arrish qëllimet e tua me çdo mënyrë, demonstrimi i “zgjuarsisë së rrugës” dhe të menduarit shpejt lidhet me inteligjencën. Në fakt, shkencëtarët e Yale zbuluan se zgjuarsia e rrugës është po aq e rëndësishme për punonjësit sa edhe zgjuarsia akademike. E thënë më thjesht, dikush mund të jetë mediokër si student, me shumë zgjuarsi rruge, dhe të vazhdojë të jetë i suksesshëm.
  • Ata janë të ndërgjegjëshëm për procesin e tyre të të menduarit, e kritikojnë dhe e kuptojnë atë, e përdorin këtë njohuri në favor të vetes. Njerëzit inteligjentë shpesh demonstrojnë ndjeshmëri në të kuptuarit të proceseve të të menduarit tek të tjerët. Ata janë objektivë dhe kritikë në natyrë. Ata e dinë si dhe kur të kenë performancën më të mirë. Një shembull i thjeshtë për këtë është dikush që thotë “ Duhet ta vendos këtë detyrë në kalendar se përndryshe nuk do të jem i besueshëm”. Shpesh njerëz me këtë aftësi metanjohëse janë shpesh studentë dhe punonjës shumë të mirë.
  • Njerëzit inteligjentë tentojnë të jenë kuriozë. Ata kanë ngacmim të brendshëm që të dinë më shumë, të hyjnë në detaje vetëm për hir të të diturit më shumë. Kurioziteti është shenjë e inteligjencës edhe tek kafshët.
  • Terguesi më i fuqishëm i inteligjencës. Në thelb të inteligjencës është aftësia për të thjeshtuar probleme komplekse dhe për ti zgjidhur ato. Shpesh, kjo aftësi është genetike. Njerëzit që e bëjnë këtë gjë nuk e dinë se si ata munden ta bëjnë. Gjithashtu kjo aftësi mund të zhvillohet.

Gjithësesi nuk duhet harruar se ndërsa trysnohemi për t’u dukur të zgjuar nuk duhet të harrojmë vlerën që ka mirësjellja dhe respekti në shoqërinë ku jetojmë. /mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here