Vaksina e Covid-19 tani edhe për fëmijët.

Shumë pyetje janë ngritur rreth mundësisë së vaksinimit të fëmijëve për virusin Covid-19. Edhe pse dilema të ndryshme kanë ngritur polemika mbi vaksinimin e fëmijëve, duhet të jemi të qartë që fëmijët janë pjesëmarrës në këtë pandemi. Nëpër shkolla fëmijët kanë qenë një nga shpërndarësit e virusit, mbartës vetëm ose edhe të sëmurë, ata e kanë kaluar më lehtë sesa të rriturit. Vdekjet tek fëmijët sipas OBSH kanë rezultuar shumë herë më të rralla në rang botëror.

Sipas një artikulli tek The NewYorker, në SHBA, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), ka aprovuar të mërkurën, më datë 12 Maj 2021, vaksinën Pfizer-BioNtech për moshat mbi 12 –15 vjeç. Një testim u krye me mbi dy mijë fëmijë të kësaj grupmoshe, ku nga këta 1500 fëmijë të cilët morën vaksinën rezultuan të mbrojtur nga Covid-19. Pjesës tjetër që u testua iu dha placebo (një substancë që nuk ka efekt terapeutik, e përdorur si kontroll për testimin e barnave) nga të cilët 1.6% e tyre rezultuan të sëmurë me Covid-19 (asnjë vdekje nuk u shënua). Vaksinimi në SHBA, tek grupmosha 12-15 ka filluar intensivisht, dhe pritet të përhapet dhe në vende të tjera, pasi të merret aprovimi nga autoritetet lokale.

Sipas faqes zyrtare të CDC, vaksina Pfizer mund të shkaktojë disa efekte anësore tek fëmija, dhimbje në krah, skuqje ose enjtje, këputje, dhimbje koke dhe muskujsh, ethe, temperaturë dhe/ose të vjella. (Për më tepër informacion mbi trajtimin e efekteve anësore referojuni faqes së CDC.)

Në Shqipëri akoma nuk është bërë e ditur se kur mund të kemi një vaksinë për fëmijët dhe nëse vaksina do të jetë e mundur përpara fillimit të shkollës.

Burim: The NewYorker

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here