Tensionet po përshkallëzohen në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, pasi zyrtarët polakë akuzuan sërish fqinjin e tyre se ndihmon në lëvizjen e emigrantëve drejt kufirit dhe paralajmëruan se mijëra personel ushtarak shtesë janë mobilizuar për t’iu përgjigjur konfrontimeve.
Në një video të BBC, tregohen me qindra emigrantë të ngecur në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, të cilët tentojnë të kalojnë gardhin me gjemba.
Qeveria polake u mblodh për një mbledhje mbi situatën kritike të krizës në kufi, dhe vendosi 12,000 trupa ushtarake në zonë. Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shtyrjen e emigrantëve drejt kufirit, duke e përshkruar atë si aktivitet armiqësor.
Sipas BBC, Polonia, Lituania dhe Letonia thonë se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Lindja e Mesme dhe Azia. Bashkimi Evropian ka akuzuar presidentin autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për lehtësimin e fluksit në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve.
Nga ana tjetër, Polonia, e cila është kritikuar për shtyrjen e emigrantëve dhe refugjatëve në kufirin e saj, i është përgjigjur numrit të madh të njerëzve që mbërrijnë atje duke ndërtuar një gardh me tela.
Garda Kufitare Polake tha gjithashtu se po mbyllte pikën e saj kufitare me Bjellorusinë në Kuznica që nga mëngjesi i së martës. Kushtet për emigrantët në kufi janë armiqësore deri në vdekje, dhe frika është rritur për sigurinë e tyre me dimrin e ftohtë në këto vende. Ndërsa ata janë dëbuar nga Polonia dhe Bjellorusia refuzon t’i lejojë ata të kthehen, njerëzit po e gjejnë veten të bllokuar dhe ngrijnë në pyjet e Polonisë. Disa kanë vdekur nga hipotermia.
Burimi: BBC
[…] kurdë nga Lindja e Mesme, në Bjellorusi me qëllim që t’i dërgojë ata përtej kufirit në Poloni dhe kështu BE-në si hakmarrje për sanksionet. Polonia, e cila ka vendosur një gjendje të […]