Presidenti i Iranit kërkon që Trump ‘të gjykohet dhe të vritet’ për sulmin me dron në 2020

Presidenti i Iranit bëri thirrje të hënën që ish-presidenti Donald Trump të “ndiqet penalisht dhe të vritet” për sulmin me dron të SHBA-së në Irak që vrau një gjeneral të lartë iranian në vitin 2020. Dy vjet më parë gjenerali Qassem Soleimani u vra nga një sulm me dron amerikan në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit dhe presidenti Ebrahim Raisi tha se dëshiron që Trump të mbahet përgjegjës për sulmin.

“Në të kundërt, po u them të gjithë liderëve amerikanë, mos dyshoni se dora e hakmarrjes do të dalë nga mëngët e umetit”, tha Raisi.

Një shërbim përkujtimor për përvjetorin e dytë të vdekjes së Solemimanit u ndoq nga mijëra njerëz që u mblodhën në xhamitë në Iran dhe në vende të Lindjes së Mesme, raportoi Daily Mail.

Ndërkohë, dy drone të armatosur u rrëzuan në aeroportin e Bagdadit të hënën, tha një zyrtar i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, një sulm që përkon me përvjetorin e vrasjes së një gjenerali të lartë iranian në vitin 2020 nga SHBA. Nuk pati raportime për dëme apo lëndime nga incidenti, gjë që u konfirmua edhe nga një zyrtar i sigurisë irakiane. Ai tha se dronët ishin drejtuar drejt një baze amerikane në aeroportin e Bagdadit ku strehoheshin këshilltarët amerikanë. Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse një nga krahët e dronëve kishte fjalët “hakmarrja e Soleimanit” të pikturuar në të, ndërsa një tjetër kishte fjalët që lexonin “operacione hakmarrjeje për udhëheqësit tanë”, sipas zyrtarëve.

Sulmi i vitit 2020 me dron të SHBA-së në aeroportin e Bagdadit vrau gjeneralin Qassim Soleimani, i cili ishte kreu i Forcave elitare të Iranit Quds, dhe Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendës komandant i milicive të mbështetur nga Irani në Irak, të njohur si Forcat e Mobilizimit Popullor.

Fraksionet shiite pro-Iraniane në Irak janë zotuar të hakmerren për vrasjen dhe kanë kushtëzuar përfundimin e sulmeve kundër pranisë së SHBA-së në Irak me daljen e plotë të trupave amerikane nga vendi. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja përfundoi zyrtarisht misionin e tij luftarak në mbështetje të forcave irakiane në luftën e vazhdueshme kundër grupit të Shtetit Islamik muajin e kaluar. Rreth 2,500 trupa do të mbeten ndërsa koalicioni kalon në një mision këshillues për të vazhduar mbështetjen e forcave irakiane shkruan AP.

Thirrjet të tilla për hakmarrje dhe zotime shëmbin disi kërkesën për ruajtjen e paqes dhe uljes së tensioneve për prodhimin dhe përdorimin e armëve bërthamore qw po kushtwzon iranin

Burimi: AP, Daily Mail

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here