Nuk e përmend këtë për t’ju tronditur, por sepse e kam mbajtur me vete si një turp të madh prej kohësh, një sekret që mendova se na dallonte nga çiftet e tjera, çiftet ‘normale‘. Deri kohët e fundit…
Kisha dalë për drekë me disa mikesha kur u hap kjo temë – njëra prej tyre kishte lexuar një artikull që u bë viral muajin e kaluar, në faqen e internetit Insider, nga një grua që refuzoi të ndante një shtrat me të dashurin e saj. Luana Ribiera, 40 vjeç, nga Uellsi jugor, beson se të gjithë çiftet duhet të flenë në dhoma gjumi të ndara ‘për t’u siguruar që kanë pushuar mirë gjatë natës‘, pasi në të kundërt, pagjumësia mund të çojë në ‘acarim dhe më pak durim ndaj partnerit‘. Pasioni i tyre nuk u shua, madje kanë sjellë në jetë edhe një foshnjë, me të cilën ata merren me radhë gjatë natës. “Ne pothuajse gjithmonë jemi të pushuar mirë,” shkroi Ribiera. “Kjo duket e thjeshtë, por unë e di nga përvoja dhe nga miqtë se kjo nuk ndodh gjithmonë kur ndani një dhomë gjumi.”
Kur mikesha ime e përmendi këtë gjë në tryezë, ndjeva një ndjenjë të nxehtë turpi dhe më pas lehtësim. Pastaj dëgjova thikat dhe pirunët që u përplasën në pjata. “Haleluja!” bërtiti një mikeshē tjetër. “Më në fund, dikush e tha me zë të lartë të vërtetën ashtu siç është. Unë kam një rregull që burri im dhe unë ndajmë një shtrat vetëm të shtunave, si një lloj kënaqësie, që në fakt nuk është kënaqësi, sepse ai gërhet dhe unë i marr jorganin.”
“Kam frikë nga momenti kur burri im fik dritën dhe e zë gjumi menjëherë”, tha mikesha që përmendi artikullin. “Është si një lloj torture, kur e dëgjoj atë teksa merr frymë paqësisht, ndërsa unë kthehem sa nga një anë në tjetrën nga pagjumësia.”
Pas një ore, e vërteta doli në shesh: doli që nga pesë prej nesh, vetëm njëra ndante shtratin me gjysmën tjetër. I shpjegova se si ndodhi me burrin tim: në fillim ne thjesht e kishim më të lehtë që dikush të flinteëne dhomën tjetër, sepse vajza jonë vinte gjithmonë në orën 1 të mëngjesit duke u ankuar për përbindëshat nën krevat. Por me kalimin e kohës, dhe pse ajo u vendos përsëri në dhomën e saj, ne e mbajtëm rregullin, sepse gjatë menopauzës djersija shumë dhe ai shihte gjatë gjithë kohës dokumentarë në iPad-in e tij, drita e të cilit me të vërtetë më bezdiste.
Dhe pyesja veten, ndërsa ne të gjithë diskutonim luksin e të pasurit një dhomë rezervë për të dalë në pension, nëse kjo është në të vërtetë më e zakonshme nga sa ne besojmë. Ekziston një supozim se mosndarja e një shtrati është vdekja e një marrëdhënieje – një supozim i lindur tërësisht nga besimi se çiftet mund të jenë intimë vetëm midis orëve 23:00 deri në 7 të mëngjesit, midis mbulesave në dhomën kryesore të gjumit. Por pa hyrë në detaje, kjo më duket një pikëpamje kufizuese e intimitetit, jo vetëm sepse tani jam në një moshë ku gjithçka që dua të bëj në shtratin tim është të fle në të. Seksi është i mrekullueshëm, por a keni ndenjur ndonjëherë si yll deti në shtratin tuaj për tetë orë të tëra?
Deri në vitet 1950, shtretërit e ndarë shiheshin si zgjedhje e shëndetshme për çiftet e martuara. “Shtretërit e veçantë për çdo person që fle janë po aq të nevojshme sa edhe pjatat e veçanta për çdo person që ha“, shkruante Dr. Edwin Bowers në vëllimin e tij të vitit 1919 “Gjumë për shëndetin“. “Ato promovojnë rehatinë, pastërtinë dhe delikatesën natyrore që ekziston mes qenieve njerëzore.”
Por diku përgjatë linjës, shtretërit dopio dolën në modë, dhe duke e bërë këtë, shumë prej nesh u detyruan të fshihnin zakonet e gjumit nga frika se mos dukeshin të ftohtë dhe të ndrydhur. Epo, unë mendoj se shtretërit e ndarë për çiftet e martuara sjellin kumturi. Unë e dua burrin tim, por koha për t’u përkëdhelur nën mbulesë kaloi kur marrëdhënia jonë kaloi në fazën vërtet intime: të pasurit e një fëmije dhe një certifikatë pronësie të apartamentit me një dhomë gjumi shtesë. Tani është koha kur vërtet e njihni dikë!