Pse kryeministri Rama postoi sot, një “lajm” të vitit 2018?

Sot dita nisi ndryshe. Një foto e postuar nga Kryeministri jonë tepër aktiv në rrjetet sociale na e zbukuroi ditën.
Më shumë se 21 mijë pëlqime, 1500 komente dhe 900 shpërndarje për çantën e re të shtëpisë së madhe të modës, Louis Vuitton, me qëndisjen e flamurit tonë kuq e zi. Kur lexon komentet bie në sy euforia e njerëzve që ia atribuojnë edhe këtë “arritje” kryeministrit tonë të nderuar në mandatin e tij të tretë, tashmë.
Vërtet moment për të qenë patriotik, por nëse do kërkonim në Google për të mësuar diçka më shumë, rezulton se dizajneri i njohur i kompanisë Louis Vuitton, Jay Ahr, në 2018, ka përdorur stilin e tij ikonik me qëndisje mbi çantat vintage LV. Koleksioni përfshin flamujt e botës nga Shqipëria në Japoni, të prodhuara në Francë, me një çmim “simbolik” prej vetëm 10,000 dollarë.

Tani, natyrshëm, pasi kemi parë çudi dhe teatër nga kabineti qeveritar “Fasada 1”, “Fasada 2” dhe “Fasada 3”, lind pyetja: Përse u bë i bujshëm ky lajm më shumë se 4 vite më vonë?
Përse në 2018 kryeministri ynë nuk e njoftoi në rrjetet e tij sociale këtë moment historik nga shtëpia më e madhe e modës, Louis Vuitton? Apo në 2018 sapo ishte fituar mandati i dytë dhe nuk kishte nevojë për të tilla lajme? /mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here