Putin paralajmëron se raketa e re balistike ndërkontinentale Sarmat do t’i bëjë armiqtë të ‘mendohen dy herë’ përpara se të sulmojnë Rusinë

Rusia ka testuar me sukses një raketë të re balistike ndërkontinentale që do t’i bëjë armiqtë e Kremlinit të “mendohen dy herë” përpara se të sulmojnë Rusinë, paralajmëroi Vladimir Putin të mërkurën.
Duke iu drejtuar ushtrisë, Putin tha: “Ju përgëzoj për lëshimin e suksesshëm të raketës balistike ndërkontinentale Sarmat.
Kjo armë vërtet unike do të forcojë potencialin luftarak të forcave tona të armatosura, do të ofrojë sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme dhe do t’i bëjë ata që përpiqen të kërcënojnë vendin tonë, të mendohen dy herë.”
Au shtoi se arma ka “karakteristikat më të larta taktike dhe teknike” dhe është “e aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave“.
Nuk ka analoge në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë,” tha ai.
Presidenti rus u shfaq duke u informuar për raketën, e cila u lëshua nga Plesetsk në veriperëndim të vendit dhe goditi objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë.
Sarmat është një raketë e re balistike e rëndë ndërkontinentale të cilën Rusia pritet ta vendosë me 10 ose më shumë koka luftarake në secilën raketë, sipas shërbimit kërkimor të Kongresit të SHBA.
Rusia njoftoi SHBA-në përpara lëshimit të saj testues të raketës balistike ndërkontinentale, tha Pentagoni të mërkurën, duke shtuar se e sheh testin si rutinë dhe jo si një kërcënim për Amerikën.
Burimi: The Telegraph
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here