Rusia kërcënon: Hyrja e Ukrainës në NATO do të jetë e rrezikshme

Rusia ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të përballet me masa hakmarrëse.

Komentet e zv-ministrit të Jashtëm rus Andrei Rudenko vijnë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha një ditë më parë se Uashingtoni mbështet qëllimin e Kievit për t’u bashkuar me aleancën transatlantike dhe se asnjë vend nuk mund të vërë veton ndaj një veprimi të tillë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka qenë i qartë në synimin e tij për t’u bashkuar me NATO-n si një mbrojtës kundër kërcënimit të Rusisë, e cila në maj grumbulloi përqendrimin më të madh të trupave të saj pranë kufirit ukrainas që kur aneksoi Krimenë në 2014 shkruan Newsweek.

Tensionet janë rritur mes Rusisë dhe aleancës së udhëhequr nga SHBA në muajt e fundit. Të hënën, Moska tha se do të pezullonte misionin e saj të përhershëm në NATO pasi aleanca dëboi tetë diplomatë rusë në fillim të këtij muaji. Në korrik, Moska reagoi ashpër kur anija HMS Defender e Marinës Britanike lundroi pranë Krimesë, të cilën Rusia (por jo bashkësia ndërkombëtare) e përcakton si territor të saj.

Mikhail Popov, zv-sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, fajësoi SHBA-në dhe aleatët e NATO-s për “një provokim të planifikuar paraprakisht” në një incident që ndodhi në një sfond të stërvitjeve të NATO-s Sea Breeze 2021 në rajonin që Moska e konsideron oborrin e saj. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të bien dakord për një plan për t’u mbrojtur kundër një sulmi rus në fronte të shumta, njoftoi Reuters të enjten.

Plani, i titulluar “Koncepti për Parandalimin dhe Mbrojtjen në Zonën Euro-Atlantike”, vjen pasi Rusia po zhvillon sisteme të avancuara të armëve si raketat hipersonike thuhet në lajm.

Burimi: Newsweek

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here