Sa shpesh duhet të bëjnë dush fëmijët? Ja çfarë kanë për të thënë ekspertët

Debati më i madh mes prindërve dhe fëmijëve nuk janë lodrat e mësimet, por larja dhe higjena e tyre.

Madje debati ndodh dhe mes prindërish, pasi disa prindër kujtohen t’i lajnë fëmijët vetëm kur ata janë pis osë vijnë erë të keqe. Ka shumë prindër që thonë se larja e fëmijëve të tyre vetëm kur është një domosdoshmëri, të tjerë besojnë se çdo larja e përditshme është një higjenë e detyrueshme.

Sa shpesh duhen larë fëmijët? Apo mos je duke i larë më shumë sec duhet? Ja se cfarë thonë pediatrët.

Sipas një pediatre Dr. Pierrette Mimi Poinsett, një beb nuk ka nevojë të lahet çdo ditë – tri herë në javë duhet të mjaftojë. Në fakt, larja e shumtë e foshnjës suaj mund të shkaktojë irritim dhe tharje të lëkurës së tyre.

Sipas Klinikës Shëndetësore të Cleveland, fëmijëve të vegjël u nevojitet vetëm një zhytje në vaskë ose dush dy deri në tre herë në javë. Por edhe fëmijët më të mëdhenj të moshës 6 deri në 11 vjeç duhet të bëjnë banjë të paktën dy deri në tre herë në javë.

Të rinjtë dhe adoleshentët duhet të bëjnë dush çdo ditë dhe të lajnë fytyrën dy herë në ditë. Ata gjithashtu duhet të bëjnë dush sa herë që janë të djersitur ose të ndotur. Sigurisht, nëse fëmijët tuaj bëjnë luftë për të bërë dush, e mira është që ata ta bëjnë atë përditë. Nëse fëmijët tuaj kanë luajtur në baltë ose janë adoleshent që merren me sport, ata ndoshta duhet të bëjnë dush, pavarësisht nëse kanë bërë një ditë më parë apo jo.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here