A e dini se pse është traditë të lini pemën tuaj të Krishtlindjes deri më 6 janar?

Ka shumë polemika kur bëhet fjalë për nxjerrjen dhe vënien e pemës së Krishtlindjes në familje. Mami dëshiron që kjo të bëhet sa më shpejt që më 26 dhjetor dhe babi preferon të presë një javë më vonë.

Pavarësisht se në cilën datë preferoni ta nxirrni pemën, ekziston një traditë që ta lini pemën deri më 6 janar dhe ja pse.

Tradita në besimin e krishterë thotë që jo vetëm të lini pemën tuaj të Krishtlindjes deri më 6 janar, por festimi i festave së fundvitit në shumë vende jo të krishtera në fakt zgjat deri në javën e parë të janarit.

Quhen 12 ditët e Krishtlindjeve dhe dita e parë e festimit të Krishtlindjeve nuk fillon në fakt deri më 25 dhjetor.

Dita e fundit për të festuar festën e Krishtlindjes është 6 janari, i njohur ndryshe si “Nata e Dymbëdhjetë” dhe siç thotë tradita, 6 janari është dita kur tre burrat e mençur mbërritën më në fund në Betlehem për të festuar lindjen e foshnjës Jezus.

Thuhet gjithashtu se sjell fat të keq të heqësh dekorimet e Krishtlindjeve para muajit janar dhe ai fati na duhet të gjithëve sidomos me këto kohëra që po kalojmë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here