Samiti i BE: Liderët europianë me fjalët më të bukura për Angela Merkel

“Goodbye Angela”, (Mirëupafshim Angela). Liderët e Bashkimit Europian kanë vlerësuar kancelaren gjermane Angela Merkel në samitin e fundit, atë të datës 22 Tetor. Ajo mori pjesë në samitin e fundit të BE për të si kancelare e Gjermanisë. Pas 16 vjetësh si kancelare dhe mbi 100 samite pjesëmarrje, liderët pjesëmarrës kanë festuar trashëgiminë e Angela Merkel. Ajo largohet në një kohë të paqartë për BE. Në fjalimin e saj ajo tha se ishte e shqetësuar më të ardhmen e bllokut. Ajo ka përfshirë cështjet e zbatimit të ligjit dhe emifracionit si më problematiket për pasardhësin e saj.

Në një lidhje direkte me DW, korrespondetja Barbara Wesel përmblodhi fjalët me të cilat liderët përshkruan figurën e Merkel në fjalimet e tyre. “Ata e quajtë Merkel dritë, shembull me shkëlqim, qiellin e paqes dhe të qetësisë. Madje në samit u theksua se BE nuk do të kishte qenë kjo që është pa Merkel. BE pa Merkel është si Parisi pa Kullën Eiffel, është si Roma pa Vatikanin. A mund të kërkoni më shumë se kaq?”, – thotë korrespondetja e DW Barbara Wesel. Në komentin e saj ajo shton se duket që ky moment është fundi i një epoke, pasi është e qartë se nuk do të vijë dikush si ajo për një kohë të gjatë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here