San Francisco Standard tha se ata folën me katër pasagjerë të veçantë në muajt e fundit, të cilët pranuan se kishin bërë seks ose aktivitete seksuale në sediljen e pasme të automjeteve autonome (AV), të cilat janë bërë gjithnjë e më të njohura në San Francisko.
“Dua të them, nuk ka njeri që t’ju thotë: “Nuk mund ta bësh këtë”, tha një burrë për The Standard. “Arrin deri në pikën ku ndihesh gjithnjë e më shumë e je më rehat dhe mund të përshkallëzohet në aktivitete të tjera”.
Burri, të cilin The Standard e quajti Alex për të mbrojtur identitetin e vërtetë të individit, tha se ai ka kryer të paktën gjashtë akte seksuale të veçanta në robotaksi, duke filluar nga seancat e improvizuara të seksit deri tek “aktivitetet e plota, pa kufij” në total tre herë në një makinë Cruise.
The Standard citoi një studim pak të njohur të vitit 2018 që parashikoi se më shumë automjete robotike do të nënkuptonin më shumë seks në rrugë – dhe potencialisht sjellje të tjera të pahijshme që me siguri nuk do të dëshironit që shoferi juaj i taksisë apo Uber-it të ishte aty për ta dëshmuar.
Dy nga markat më të njohura të AV, Cruise dhe Waymo, të dyja pretendojnë se kanë aftësi të gjera kamerash sigurie brenda dhe jashtë makinave.
“Ne regjistrojmë video brenda makinës për siguri dhe mbështetje të shtuar,” thotë Cruise në faqen e saj të internetit. “Nëse diçka ka ndodhur gjatë udhëtimit tuaj, ne mund ta shqyrtojmë regjistrimin për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur. Ne regjistrojmë audio vetëm gjatë telefonatave të mbështetjes aktive.”
Një zëdhënës i Waymo tha për The Standard se ekipi i tij mund të rishikojë regjistrimet nëse ka shqetësime për pastërtinë, sigurinë, përplasjet ose sendet që mungojnë. Megjithatë, këto taktika të mbikëqyrjes janë përballur me rezistencë, veçanërisht nga ata që shqetësohen se si kompanitë private do të përdorin pamjet e mbledhura nga udhëtimet e mëparshme, vuri në dukje The Standard.
Në San Francisko, policia ka bërë tashmë kërkesa për pamjet e makinave pa shofer nga Waymo dhe Cruise për të ndihmuar në zgjidhjen e krimeve, sipas raportimit të Bloomberg.
Asnjëra kompani nuk tha se seksi në automjetet e tyre të automatizuara është drejtpërdrejt i ndaluar, por sigurisht që nuk inkurajohet.
Çfarëdo që ndodh në brendësi të një robotaksi është përgjithësisht e dukshme nga jashtë për kalimtarët dhe shoferët e tjerë, thekson The Standard p
“Por aty ku ka vullnet, ka një mënyrë,” tha The Standard, duke vënë në dukje studimin e vitit 2018 për seksin në automjetet robotike e cila vëren se edhe pse kompanitë e automjeteve vetë-drejtuese zgjerojnë taktikat e tyre të mbikëqyrjes, njerëzit me të vërtetë të mençur do të gjejnë gjithmonë një mënyrë për ta shmangur atë – sidomos në makinat private.
“Ndërsa makinat autonome ka të ngjarë të monitorohen për të penguar pasagjerët që kryejnë marrëdhënie seksuale ose përdorin drogë në to dhe për të parandaluar dhunën, një mbikëqyrje e tillë mund të kapërcehet me shpejtësi, të çaktivizohet ose të hiqet”, thuhet në studim. “Mjetet private autonome mund të vihen gjithashtu në përdorim komercial, pasi është vetëm një hap i vogël të imagjinosh Distriktin e Dritave të Kuqe të Amsterdamit “në lëvizje”.