SHBA njofton për shpërndarje falas të maskave N95 për popllsinë amerikane

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA të premten përditësoi publikisht udhëzimet për maskat. Qëndra thotë së tani njerëzit mund të përdorin maska N95 dhe KN95, sepse ofrojnë siguri më të lartë mbrojtjeje kundër Covid-19.

Më herët, CDC nuk rekomandonte që popullsia e gjërë duhet patjetër të vendoste këto maska, nga frika se kjo do të ndikonte në furnzimet në mjediset e kujdesit shëndetësor. CDC thotë se mungesat nuk janë më një shqetësim.

“Kur vishen siç duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme, këto maska ofrojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes nga grimcat, duke përfshirë virusin që shkakton Covid-19. Për më tepër, ato përmbajnë pikat dhe grimcat tuaja të frymëmarrjes, në mënyrë që të mos ekspozoni të tjerët”, deklarata për shtyp e CDC.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë do të japë 400 milionë maska falas N95 duke filluar nga java e ardhshme për popullatën e vetë, tani që zyrtarët federalë po theksojnë mbrojtjen e tyre më të mirë kundër variantit omikron të COVID-19 mbi mbulesat e fytyrës prej pëlhure.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se maskat do të vijnë nga Stoku Kombëtar Strategjik i qeverisë, i cili ka në dorë më shumë se 750 milionë maska shumë mbrojtëse. Maskat do të jenë të disponueshme për marrje në farmaci dhe qendra shëndetësore komunitare në të gjithë vendin. Ata do të fillojnë dërgimin këtë javë për shpërndarje duke filluar nga fundi i javës së ardhshme, tha Shtëpia e Bardhë. Kjo do të jetë shpërndarja më e madhe e maskave falas nga qeveria federale për publikun që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Burimi: NBC

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here