Shtet allasoj. Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha si jurist dhe si lider i opozitës?

Kalimi në parlament i ligjit për truallin e teatrit ka qartësuar cdo dyshim apo dyzim se forma e shtetit që kemi mbi kokë nuk është as e mbështetur në parime demokratike, dhe as e dedikuar ndaj qytetarëve. Në këtë rast, pushteti e përdori të gjithë mekanizmin e tij për të arritur një qëllim fare të vogël dhe cinik, sic është ai i marrjes së tokës publike për ndërtim me qëllime private.

Vendimi që lidhet me pronën e teatrit, sipas ligjit i takon këshillit bashkiak. Në këtë rast, Këshillit Bashkiak të Tiranës. Por situata nuk është e favorshme për pushtetin, në këtë këshill. Erion Veliaj nuk mund t’i ketë votat e kërkuara, 3/5. Veliaj siguroi më shumë se 50% të këshillit duke marrë këshilltarë të LSI gjatë verës 2017. Duket se tani opozita e re PD-LSI e përbërë nga të rinj që duan të kenë karrierë në politikë, është më e konsoliduar dhe më e qartë në aksionin e saj. Si rezultat i situatës në Këshillin Bashkiak, pushteti u detyrua të hartonte një ligj të posaçëm per tokën e teatrit dhe të merrte miratimin në parlament. Ekspertët juristë shprehen se ky veprim bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Pra, sot, ne jetojmë në një vend pa asnjë garanci ligjore. Kushtetuta shkelet pa problem, sipas interest të një grupi njerëzish. Ndërkohë protesta për teatrin vazhdon. Artistë dhe qytetarë mblidhen gjithnjë e më shumë në mbrojtje të kësaj kauze. Teatri, nxori në pah, pastër dhe qartë, shtetin allasoj në të cilin po jetojmë.

Në vendet e lira, garancia ndaj qytetarëve për një jetë të rregulluar mirë, është vetëm ligji i cili në formën e vet më të lartë, është i shprehur në Kushtetutë. Për fatin tonë të mirë, kryetari i opozitës është edhe jurist. Në këtë kombinim rastësor faktesh, Lulzim Basha ka përpara një sfidë më të madhe se sa partia që ai drejton. Sfida e tij sot është t’i propozojë shqiptarëve një shtet demokratik të standarteve perëndimore i cili i thotë NDAL pushtetit pa fre në kurriz të interesit publik. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here