Për investimet profesioniste siç janë fondet e pensioneve private, nje listë më të gjerë të tyre e gjeni dhe në faqen zyrtare të AMF, një koncept i njohur dhe i vjetër si “investime të drejtuara nga detyrimet” ka qenë në modë për disa vite tani. Pak a shumë është një mënyrë e ndërlikuar për të shprehur një ide shumë të thjeshtë – që investimet që mbani duhet të pasqyrojnë arsyen përse i bëni këto investime. Kështu, për shembull, një fond pensioni me një numër të madh pensionistësh, që më pas duhet t’u paguajë të ardhurat e përfituara në formë pensioni, mund të zgjedhë të mbajë investime me kohë më të gjatë, sepse do t’ju duhet të gjenerojë të ardhurat e kërkuara për të kryer këto pagesa.
Është thjesht e logjikshme të investoni asetet tuaja në bazë të nevojës. Të gjithë ne së paku duhet të zbatojmë parimet themelore të kësaj qasjeje në planifikimin tonë financiar.
Përqendrohuni në qëllimet tuaja
Në praktikë është që ju duhet të zgjidhni kursimet dhe investimet në bazë të qëllimeve që shpresoni të arrini – në vend që, siç ndodh shpesh, të marrim vendime investimi në bazë të performancës nëse tregu pritet të jetë i nxehtë në muajt e ardhshëm apo jo.
Jo se nuk ka vend për vendimarrje investimesh bazuar në pikëpamjet tuaja në lidhje me tregjet dhe faktorë të tjerë që mund të kenë një ndikim në performancën e investimit; por këto duhet të jenë konsiderata dytësore kur kryeni investime.
Mendojeni në këtë mënyrë: nevojat tuaja financiare, kohëzgjatja e investimeve tuaja dhe qëndrimi juaj ndaj rrezikut do t’ju ofrojë një bazë për portofolin tuaj – sa duhet të mbani në aksione, për shembull, kundrejt letrave me vlerë me të ardhura fikse mujore, ose lloje të tjera asetesh. Pastaj mund të filloni të plotësoni kornizën duke bërë zgjedhje se si duhet ta kryeni këtë shpërndarje të aseteve.
Na këshillohet shpesh “shiko investo në filan fond sepse po performon në treg” shumë më mirë se sa të tjerat, dhe ne marrim vendimin për të krijuar një fond të veçantë investimi të bazuar në një performancë të vetme. Në fakt zgjedhja përfundimtare e zotërimeve të portofolit të investimeve është shumë më pak e rëndësishme sesa shpërndarja në mënyrën e duhur të aseteve.
Kërkimet akademike sugjerojnë që gati 50 për qind e performancës së portofolit tuaj do të varet nga alokimi i aseteve, një faktor shumë më i rëndësishëm sesa zgjedhja individuale e sigurisë ose koha e tregut.
Fondi i duhur për rastin
Për më tepër, ajo që duhet të kërkoni është performanca e investimit që përmbush nevojat tona të veçanta financiare. Nëse keni nevojë, të themi, për një të ardhur të qëndrueshme gjatë pesë viteve të ardhshme në mënyrë që të ndihmoni në pagesat e tarifave të shkollës së fëmijëve, nuk ka shumë vlerë për të investuar në një fond që nuk paguan të ardhura tani dhe gjeneron kthime jashtëzakonisht të paqëndrueshme më vonë – edhe nëse ai fond krijon një fitim të madh në kohë 10 vjeçare.
Në mënyrë të ngjashme, nëse tani jeni 35 vjeç dhe vendosni para në fonde që planifikoni të përdorni për të gjeneruar të ardhura pensioni pas kohën e 30 viteve, duket e paarsyeshme të shqetësoheni, për shembull, për një periudhë gjashtë-mujore të fitimeve negative nga ky investim.
Me fjalë të tjera, investimi i suksesshëm, nuk është një disiplinë absolute. Kur zgjidhni produkte kursimesh dhe investimesh, nuk duhet të kërkoni fitimin më të madh të mundshëm, por profilin e duhur të kthimit të investimit për nevojat tuaja individuale.
Ashtu si investitorët profesionistë, ju keni nevojë për asete që përputhen mirë me detyrimet tuaja. Me kalimin e kohës, natyrisht, nevojat tuaja mund të ndryshojnë, ose mund të zbuloni se zgjedhjet tuaja fillestare nuk po ju japin atë që shpresonit. Mbani investimet tuaja nën shqyrtim gjithë kohës mbi këtë bazë.
Nga teoria në praktikë
Pra, si, të kursejmë dhe investojmë sipas këtyre ideve në praktikë. Sektori i kompanive të investimeve (në tregjet ndërkombëtare, ose vendase) ka shumë për të ofruar, me një sërë fondesh të ndryshme që ofrojnë profile shumë të ndryshme.
Industria e investimeve private ka një histori të mirë mbi të ardhurat, sepse kompanitë e investimeve lejohen të mbajnë disa dividentë në vite të mira për të paguar në kohë më të dobëta. Kjo e vlefshme për tregun e aksioneve në bursa të ndryshme.
Rekordi i tij i rritjes së fondeve të investimeve është gjithashtu mbresëlënës, duke tejkaluar, mesatarisht, fondet e krahasueshme të hapura për periudha më të gjata kohore. Zgjidhni një bankier të duhur i cili mund t’ju shpjegojë më qartë mundësitë e investimit në vend. Ose mund të referoheni në faqet zyrtare të bursave për të marrë informacionin e duhur se ku mund të investoni.
Sipas indeksit mbi performancat e sektorëve të shfaqur në Bloomberg.com sektorët si energjia, industrialet (shërbime tregtare dhe profesionale, transporti, mallrat kapitale), shërbimet komunale, dhe financiare (siguracionet, bankat, etj) janë më të suksesshmit për momentin me një rritje positive në tregjet ndërkombëtare. Sipas Bankës Botërore për Shqipërinë, eksportet e shërbimeve, përfshirë turizmin dhe aktivitetet e proceseve të biznesit, po rriten me shpejtësi. Rritja e importeve pritet të shkojë në 13 përqind në fund të 2021, si rezultat i përshpejtimit të investimeve në infrastrukturë.
Burimi: Marketshares, Yahoo Finance, Bloomberg, BB