Sot në histori: Eileen Collins, gruaja e parë që pilotoi një anije kozmike

Më 3 shkurt 1995, Eileen Collins u bë gruaja e parë që pilotoi një anije kozmike “Discovery” drejt stacionit hapësinor rus, Mir. Qysh në vegjëli, Eileen Collins kishte qenë gjithmonë e magjepsur mbas fluturimit dhe thoshte se dëshironte të bëhej një pilote dhe austronaute. Ajo ishte një nga katër gratë e zgjedhura për trajnimin universitar të pilotëve në bazën e Forcave Ajrore amerikane.

Aftësitë e saj fluturuese evoluan shpejt dhe ajo la gjurmë në histori duke u bërë gruaja e dytë që u pranua në Shkollën e Pilotëve Testues të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në 1990, NASA e zgjodhi si austronaute në Grupin 13.

Për disa vite, Collins vazhdoi trajnimet e austronautëve me NASA-n dhe u kualifikua plotësisht për të pilotuar një “Discovery”. Ajo ishte gruaja e parë që pilotoi anijen në misionin STS-63, qëllimi i të cilës ishte kryerja e testimeve të fluturimit, komunikimit dhe astrobiologjisë. Astronautët gjithashtu provuan për herë të parë Coca-Cola-n në gravitetin zero.

Eileen Collins u largua nga NASA në vitin 2006 për të ndjekur interesa të tjera, por gjithmonë e ruajti pasionin për fluturimin hapësinor dhe kërkimin shkencor. Në një intervistë para fluturimit STS-114, ajo u shpreh mbi të ardhmen e fluturimit në hapësirë:

Një ditë, do të doja të shihja më shumë njerëz që udhëtojnë në hapësirë. Do të doja të shihja lulëzimin e turizmit hapësinor, e cila është një përvojë e pakrasueshme. Kur shkoj në misione, ka kaq shumë gjëra që dua të bëj, por nuk kam mjaftueshëm kohë për të shijuar hapësirën. Një ditë, do të doja të shkoja në hapësirë si turiste dhe të kem kohë të mjaftueshme për t’u argëtuar.”

Burimi: Pieces of History NASA

Më shumë ngjarje në këtë ditë:

  • 1690: Masaçusets prodhoi kartëmonedhat e para në kolonitë amerikane.
  • 1870: U ratifikua amendamenti i pesëmbëdhjetë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili garantonte të drejtën e votës pavarësisht racës dhe synonte të siguronte të drejtat civile të ish-skllevërve.
  • 1917: Ende pa u përfshirë në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara prishën marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë, pasi gjermanët njoftuar qëllimet e tyre për të praktikuar luftat e nëndetëseve.
  • 1960: Drama italiane La Dolce Vita, me regji nga Federico Fellini, pati premierën e saj botërore dhe u vlerësua gjerësisht si një nga filmat më të rëndësishëm të kinematografisë.
  • 2005: Avokati dhe gjykatësi amerikan, Alberto R. Gonzales, u betua si prokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë hispaniku i parë që mori atë post.

Burimi: Britannica

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here