Sot në histori: Galileo zbuloi Neptunin

Më 28 dhjetor 1612, Galileo Galilei, duke skicuar hënat e Jupiterit, vizatoi në fletoren e tij atë që ai besonte se ishte një “yll i palëvizshëm” që ai kishte vëzhguar përmes teleskopit të tij primitiv pranë Jupiterit. Megjithatë, për shkak të distancës së tij nga dielli dhe lëvizjes së ngadaltë relative, ai nuk e kuptoi se ajo që kishte parë ishte, në fakt, një planet i pazbuluar më parë, i njohur më vonë si Neptuni.

Megjithatë, vetëm 233 vjetë më pas, në 1846, ishte Johann Gottfried Galle, ai që duke përdorur llogaritjet e ofruara nga Urbain Le Verrier dhe Couch Adams, zbuloi zyrtarisht Neptunin. Shumë astronomë të tjerë në vitet e tjera gjithashtu vëzhguan planetin, por me magnitudë të dobët në qiellin e natës, dhe ishte sfiduese teleskopët në dispozicion për të konfirmuar statusin e tij planetar.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here