Sot në histori: Në 1996 prodhohet artificialisht koperniciumi

Fizikani gjerman Peter Armbruster dhe skuadra e tij sintetizuan elementin kimik 112, një element i rëndë që më vonë u quajt kopernicium (Cn). Në vitin 1996, shkencëtarët në Institutin për Kërkimet e Joneve të Rënda njoftuan prodhimin e atomeve të koperniciumit nga shkrirja e zinkut me plumb. Pesha atomike e koperniciumit është 277 dhe vetitë kimike të koperniciumit mund të jenë të ngjashme me ato të mërkurit.

Zbuluesit e quajtën kopernicium në nder të astronomit polak Nikolas Kopernik. Zbulimi i elementit 112 u njoh nga Unioni Ndërkombëtar i Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar në qershor 2009 dhe emri iu miratua në shkurt të 2010.

 Burimi: Britannica 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here