Tërmet i fuqishëm pranë Acapulco të Meksikës

Një tërmet i fuqishëm goditi territore pranë qytetit turistik të Paqësorit Acapulko të martën në mbrëmje, duke vrarë të paktën një person dhe duke bërë që ndërtesat të lëkunden në Mexico City qindra kilometra larg.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 7 ballë dhe ishte përqendruar 17 kilometra në verilindje të Akapulkos.

Në Mexico City, toka u trondit për gati një minutë në disa pjesë të kryeqytetit, por tërmeti ishte më pak i ndjeshëm në pjesët e tjera. Autoritetet e qytetit të Meksikës thanë se nuk kishte raporte për dëme të konsiderueshme në qytet, megjithëse ata thanë se energjia elektrike mungonte në disa lagje.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here