Vaksina Pfizer për 5 deri në 11 vjeç është e sigurt dhe tregon përgjigje ‘të fuqishme’ të antitrupave

Rezultati i vaksinës Covid-19 Pfizer, pas një testimi të gjatë, më në fund jepet konfirmimi nga vetë prodhuesi për qëndrueshmëri dhe siguri të antitrupave. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga vetë kompania prodhuese. Në testim morën pjesë 2,268 pjesëmarrës të moshës 5 deri në 11 vjeç dhe u përdor një regjim me dy doza të vaksinës të administruar 21 ditë larg. Ky studim përdori një dozë 10-mikrogram-më e vogël se doza 30-mikrogram që është përdorur për ata 12 vjeç e lart. “Doza u zgjodh me kujdes si doza e preferuar për sigurinë, tolerancën dhe imunogjenitetin tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç” – tha Pfizer në një njoftim për shtyp ditën e hënë 20 Shtator.

Të dhënat nga studimi janë dërguar tek autoriteti FDA i SHBA, për të aprovuar vaksnimin për grupmoshat 5-11.

Vaksina Pfizer/BioNTech aktualisht është aprovuar për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart, dhe e autorizuar për përdorim te personat e moshës 12 deri në 15 vjeç. Pfizer tha se po pret të dhëna nga provat për fëmijët e vegjël deri në 6 muaj “sa më shpejt në tremujorin e katërt të këtij viti”. Kjo si rrjedhojë sepse që nga korriku, rastet pediatrike të COVID-19 janë rritur me rreth 240 përqind në SHBA-duke nënvizuar nevojën e shëndetit publik për vaksinim, vazhdoi deklarata për shtyp.

Infeksionet e koronavirusit janë rritur “në mënyrë eksponenciale” midis fëmijëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe tani përbëjnë gati 29% të të gjitha rasteve të raportuara në mbarë vendin, raportoi Akademia Amerikane e Pediatrisë javën e kaluar.

Shpërndaje

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here