Zoti K. këshillon djemtë për problemet e tyre seksuale

Djemtë zakonisht përballen me pasiguri të brendshme zakonisht nuk prodhon rezultatet më të mira kur bëhet fjalë për të shijuar veten ose për të kënaqur partneren tuaj. Mënyra më e mirë për tu përballur me situatën, është ta kuptoni se këto janë ngjarje dhe përjetime për shumicën e meshkujve.

Sot do t’ju tregoj mbi këshillat që u kam dhënë disa prej meshkujve që kanë kërkuar konsultë me mua. Pyetja më e shpeshtë ka qënë në lidhje me shqetësimin e tyre për përmasën. Frika më e madhe që kanë është a janë të mëdhenj mjaftueshëm apo jo për të kënaqur partneren. Ja disa prej mesazheve të tyre dhe përgjigjet. Emrat janë anonim për shkak të mbrojtjes së privatësisë së klientëve.

  1. “Mendoj se pe…si im është shumë i vogël. Si ta bëj të dashurën time të shijojë pavarësisht kësaj?”

Ka shumë mënyra për të kënaqur femrën që nuk përfshin përdorimin e organit, domethënë seks oral, prekje me gishta, lodra, etj. Mëso si t’i zotërosh këto dhe dyshoj se do të kesh ndonjë ankesë. Ka edhe gjëra të tjera që do të ndihmojnë gjithashtu. Së pari, ji entuziast! Kur je me partneren, ajo duhet të jetë në gjendje të dallojë entuziazmin tënd dhe të mendojë se ajo është fokusi jot i vetëm dhe se ti preferon të jesh më shumë me të sesa të jesh kudo tjetër në univers në këtë moment. Entuziazmi ecën gjatë, veçanërisht nëse është i vërtetë. Por mbi të gjitha, bëje femrën të ndihet e bukur dhe e veçantë. Orgazma e saj ndodh në mendjen e saj. Nëse ajo ka ndonjë dyshim për qëllimet e tua, ka për t’i prishur gjërat për të (për orgazmën e saj flas). Por nëse ajo e di që ajo është qendra e universit tënd dhe se ti po adhuron trupin e saj duke e kënaqur atë, atëherë ajo patjetër do të shijojë veten. Vetëm sigurohu që të jesh i vërtetë në atë që bën. Femrat kanë aftësi të zbulojnë një mashtrim një kilometër larg.

  1. Doktor K., jam matur shpesh të vij e t’ju takoj, por e kam më më të lehtë të shprehehm këtu me mesazh. Kam pasiguri në shtrat. Partnerja ime është mjaft e etur për marrëdhënie dhe impenjohet shumë në raport. Është mendjehapur dhe kërkon vazhdimisht nga unë, më shumë forcë, më shumë pozicione, më shumë pasion. Unë mendoj që ia plotësoj, por kërkesa e saj e madhe, më duket si pangopje. Kam merakun se nuk e përmbush dot, dhe a jam në lartësinë e duhur? Më ka krijuar stres dhe në shumë raste shmang raportin, duke u justifikuar me punë. Si duhet ta kaloj këtë fazë? – Anonim 35 vjec.

– I dashur djalë i mbarë. Duhet të kuptosh që në kohët e sotme liria seksuale ka të bëjë me eksperimentimin e të dyja palëve. Ti duhet ta quash veten me fat, që ajo ka etje, dhe ti duhet të ndjehesh luan në shtrat pikërisht se ajo të kërkon ty, dhe jo dikë tjetër. Përvishju punës dhe kënaqe shoqen si ta dojë ajo. As mos e vrit mendjen sa shumë do bëni, apo deri ku do ju cojë marrëdhënia. Unë të jap një këshillë që e kam përdorur vetë i ri, kur përballesha me dilema të tilla “Shijoje sikur të jetë dita e fundit që ti kryen marrëdhënie dhe sikur s’ka mashkull tjetër mbi dhé”. Mendoje si atë ushqimin e fundit të një të burgosuri që do të ekzekutohet të nesërmen. Jepi aq sa do ajo, shijo cdo gjë që bën ajo. Mos e lër të shkojë diku tjetër e ta kënaqë dikush tjetër në vendin tënd. Ngopu dhe ti me të, e mos fol me veten fare gjatë procesit.

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here