Ҫfarë po ndodh me partitë? Ndryshime në PD dhe PS.

Partia Demokratike ka miratuar një statut të ri. Sipas tij do të ketë ndryshime në kryesinë e partisë. Kryesia do të përbëhet nga anëtarë të këshillit kombëtar, sekretarët funksionalë, nënkryetarët dhe kryetari i partisë. Ky është një moment i mirë në të cilin kryetari i partisë përfshin në vendimarrjen e partisë anëtarë të cilët spikasin për dimensionin e tyre politik duke krijuar kështu mundësinë e një motori elektoral që punon me kohë të plotë. Nga ana tjetër, fuqia teknike e partisë qëndron tek departamentet, komiteti i orjentimit të politikave, koordinatorët tematikë dhe bordi i këshilltarëve.

Statuti i ri përbën një mekanizëm cilësor, megjithatë mbetet të shihet praktikisht se me cilat burime njerëzore do të mbushet kjo skemë për t’u konsideruar e suksesshme.

Nga ana tjetër, në Asamblenë e 28 Prillit, Edi Rama njoftoi Partinë Socialiste se do të kishte ndryshime në përbërjen e kryesisë së PS dhe në qeveri. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here