8 Marsi – Dita e Gruas: Festë apo kujtesë për drejtësi të munguar?

8 Marsi njihet botërisht si Dita Ndërkombëtare e Grave, një ditë e cila duhet të simbolizojë barazinë, fuqizimin dhe respektin për gratë. Por në vend që të jetë vetëm një ditë festimi, ajo mbetet një ditë kujtese e hidhur për padrejtësitë dhe dhunën e vazhdueshme që gratë përballen çdo ditë.

Realiteti i Grave Sot

Çdo vit, dhjetëra gra vriten nga bashkëshortët, partnerët apo të afërmit e tyre, vetëm pse kërkojnë lirinë, pavarësinë ose daljen nga një marrëdhënie abuzive. Sistemi shpesh dështon t’i mbrojë, duke lënë shumë gra pa ndihmë derisa është shumë vonë.

Sipas statistikave, gratë vazhdojnë të paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë, edhe pse shpesh punojnë më shumë. Për më tepër, gratë janë shpesh të detyruara të pranojnë punë më të pasigurta, me kontrata afatshkurtra apo pa mbrojtje sociale.

Shoqëria ende i sheh gratë përmes prizmit të stereotipeve patriarkale, duke i kufizuar në role tradicionale si kujdestare shtëpie, ndërsa karrierat e tyre shpesh nuk merren seriozisht. Pjesëmarrja e grave në politikë dhe poste drejtuese është ende shumë më e ulët krahasuar me burrat.

Nuk mjafton të dhurojmë lule dhe urime për gratë një herë në vit. Nevojitet veprim konkret për t’i dhënë fund dhunës, diskriminimit dhe padrejtësive që gratë përballen çdo ditë. 8 Marsi duhet të jetë një ditë proteste dhe ndërgjegjësimi, jo thjesht një simbol i zbrazët festiv.

Barazia gjinore nuk është një favor por është një e drejtë!

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here