A është “Shqipëria që duam” një narko-shtet?

Lulzim Basha ka postuar sot në mbrëmje në profilin e tij në Facebook, videon ku Rilindja paralelizohet me filmin “Narcos”. Akuzat për përfshirjen e ekipit të kryeministrit Rama në narkotrafik tani janë eksplicite. Nëse deri dje publiku përballej me “thashethemet e rrugës” në lidhje me këtë temë, tani më ajo është e artikuluar qartësisht edhe nga opozita.

Kryeministri Rama i është larguar projektit të tij të Rilindjes që në zgjedhjet e qershorit 2017. Me sa duket ai ka qenë i ndërgjegjshëm për dështimin e projektit të tij të Rilindjes duke e ndryshuar atë në “Shqipëria që duam”. I njohur si një njeri i formës dhe më pak i përmbajtjes, ai fshehu dështimin me ndryshimin e emrit. Por projekti mbeti esencialisht i njëjti.

Akuzat e opozitës për një narko-qeveri kanë nevojë të sqarohen nga Edi Rama. Ai duhet ose të kundërshtojë këto akuza, ose t’i pranojë ato. Ndërsa heshtja është pranim. Nëse i pranon, do i duhet të reagojë. Rama duhet të sqarojë publikun nëse Shqipëria që ai do është ajo që shohim sot nën akuzat e opozitës. A është “Shqipëria që duam” një narko-shtet? /mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here