Afati i fundit për dorëzimin e formularit të deklarimi i të ardhurave personale

Deklarimi i të ardhurave të individëve tashmë është detyrim ligjor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të individëve rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën mbi 2 milionë, se data 30 Qershor 2021 është afati përfundimtar për dorëzimin në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing, të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2020.

Detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër.

Në faqen e Tatimet.gov.al gjithashtu, duhet të deklarojnë DIVA 2020, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2 milionë lekë, edhe individët rezidentë apo jorezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës. Formulari D1 është për residentët dhe shtetasit shqiptarë, dhe D2 për residentët e huaj në Shqipëri. 

Si aplikohet?

Deklarimi DIVA është lehtësisht i aksesueshëm elekronikisht. Individët, që e kanë për herë të parë, krijojnë një llogari tek tatime.gov.al, nëpërmjet numrit të identifikimit. Pra, individët nuk kanë nevojë të kenë NIPT për të plotësuar fomularin. Pas regjistrimit, duhet të klikosh tëk Menuja “Deklaratat” dhe zgjidh “Tatimi mbi të ardhurat Personale”. Dhe zgjidh deklaratën për periudhën e caktuar tatimore. Psh për vitin deklarues Janar-Dhjetor 2020, është deklarata 20-A. Kliko në formularin e caktuar dhe hidh të dhnat përkatëse mbi të ardhurat dhe shpenzimet e vitit sipas pikave në formular. 

Cilat të ardhura duhen deklaruar?

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

-Të ardhurat bruto nga dividenti

-Të ardhurat bruto nga qiraja

-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

-Të ardhura bruto nga interesat bankare

-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

-Fitimi kapitali nga dhurimi.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart.

Cila është rëndësia e plotësimit të këtij formulari?

Përpos faktit që është detyrim ligjor dhe i zbatueshëm për të gjithë, në formularin e deklarimit do të shtoni disa shpenzime të vitit të cilat nuk janë llogaritur nga subjektet tatimore të vendit direkt në gjenerimin e formularit. Në formular gjenerohen nga sistemi automatikisht të ardhurat të cilat janë deklaruar nga punësimi apo burime të tjera të raportuara më parë në sistemin tatimor për aplikuesin. Shpenzimet e zbritshme janë shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari. Dhe shpenzimet për mjekim për vete, apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Ekspertët fiskale këshillojnë që nga pikëpamja e shtetit, rëndësia e vetëdeklarimit të të ardhurave do të minimizojë informalitetin, dhe si rrjedhojë do të sjellë më shumë të ardhura në vend për tatimet nga të ardhurat e individëve. Nëse individët deklarojnë paga të nivelit të ulët por zotërojnë pasuri të pajustifikuara, atëherë do të jetë me e kontrollueshmë të monitorohen individët qe abuzojnë me deklarimin e të ardhurave personale. 

Cili është përfitimi për individin të zbatojë një deklarim të tillë? Në rastin se individi ka nevojë të marrë një kredi në bankat e nivelit të dytë, vetëdeklarimi mundëson ligjërisht një dokument zyrtar mbi të ardhurat e tij, dhe nivelin e tij si kredimarrës dhe aftësinë e tij si kredipagues. Pra individët mund të përfitojnë kredi me norma më të mira interesi, apo shuma më të mëdha të kredive. 

Deklarimi është bërë i detyrueshëm dy vitet e fundit sidomos për të dypunësuarit të cilët deklarojnë më pak ose në nivelet e pagës minimale. 

Mbetet për t’u shqyrtuar, nëse në të ardhmen do të kemi në formular edhe shpenzime të tjera për t’u deklaruar të zbritshme sic janë, taksat mbi pronat, shpenzimet e kredive personale, etj. /mendimi.al

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here