Në Partinë Demokratike duket se grupimet nuk po arrijnë të sinkronizohen në një rrugë të përbashkët. Grupimi “Patozi” qëndron në linjën se Lulzim Basha nuk duhet të jetë kryetar i partisë. Po njësoj edhe Jozefina Topalli është artikuluar me sulme ndaj Bashës ku e sheh detyrën e tij si kryetar të pamundur për t’u kryer bazuar në karakteristikat që ka dëshmuar deri tani Lulzim Basha. Dyshja Harxhi-Kulluri kanë propozuar ditët e fundit ndryshimet në statutin e partisë duke u shprehur se këto ndryshime mund të përmirësojnë situatën. Në mbështetje të tyre nuk janë dëgjuar zëra të tjerë brenda partisë. Në linjën anti-Basha ka qenë edhe Tomorr Alizoti, i cili nuk duket të jetë bashkuar me tre linjat e mësipërme.
Linja zyrtare e PD e përfaqësuar nga kryetari i saj Lulzim Basha i shton ҫdo ditë notat e agresivitetit të denoncimeve ndaj bashkimit të krimit dhe politikës nën emrin e kryeministrit Edi Rama. Një pjesë e grupit paralementar ndjek këtë linjë agresive ndërsa disa elementë të tjerë brenda grupit i rrëshkasin seriozitetit të ҫështjes me sherre shpeshherë banale me kundërshtarët politikë, apo me dalje publike me bazë emocionale, ndërkohë që argumenti racional i linjës zyrtare është i mjaftueshëm për ta thyer kundërshtarin në debat.
Duket se demokratët brenda mureve të partisë nuk kanë vendosur të ecin së bashku. Kjo anomali e bën partinë të duket e paqartë e në kaos dhe pse imazhi i kryeministrit Rama tretet ҫdo ditë nga skandalet.
Diversiteti i mendimeve dhe pasja e betejave parimore e bën një organizatë politike të shëndetëshme.
Pyetja është: A do mund të bashkohen dot demokratët në PD ? /mendimi.al
te bashkuar jane demokratet po pse i shkaterroj Lulushi skemi ca te bojm