Joe Biden foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, sot paradite, duke u nisur nga një raport ku tregon se SHBA së shpejti do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta ndaj Vladimir Putin në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë deklaroi për shtyp se Biden foli me Zelenskiy nga ora 11:52 deri në orën 12:32 pasdite, ndërsa kryeqyteti ukrainas i Kievit po vihej nën sulme më të rënda nga forcat ruse.
Ndërkohë, CNN po raporton se administrata Biden po përgatitet të sanksionojë posaçërisht Putinin, ashtu siç anëtarët e të dyja partive i kanë bërë thirrje presidentit amerikan.
Në një deklaratë për shtyp direkt nga Shtëpia e Bardhë, CNN raportoi se: SHBA po planifikon të vendosë sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin që të premten, sipas dy personave të njohur me vendimin. Udhëheqësi rus do të bëhet objektivi i profilit më të lartë në përpjekjet për të imponuar kosto mbi ekonominë ruse dhe rrethin e brendshëm të Putinit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Ka të ngjarë të përfshihen zyrtarë të tjerë rusë, tha një nga njerëzit. Biden tha dje se sanksionimi i Putinit ishte një mundësi që SHBA po eksploronte, por ai injoroi pyetjet se pse nuk po e bënte ende atë hap.
Burimi: CNN